Vishaj Ligjet e shkelura ja pse Komisioni eshte antikushtetues

Juristi shpjegon arsyet ligjore se perse Komisioni Parlamentar per hetimin e ngjarjeve te 21 janarit eshte anti-kushtetues
Ngritja e komisionit hetimor parlamentar per ngjarjet e 21 janarit eshte konsideruar si nje vendim antikushtetues nga nje sere juristesh te njohur ne vend.
Sajmir Vishaj eshte njeri nder ato juriste i cili e konsideron kete komision te jashteligjshem qofte kjo dhe per faktin se prej vendimeve apo konkluzioneve te ketij komisioni nuk kane fuqi ligjore dhe ekzekutive.
Ne nje prononcim per gazeten Shekulli avokati Vishaj ka shpjeguar arsyet ligjore te antikushtetutshmerise se Komisionit si dhe qellimit e ngritjes se tij qe sipas Vishajt eshte sulmi ndaj Presidentit te Republikes
Z. Vishaj ka tashme nje jave qe ne Shqiperi eshte ngritur nje komision parlamentar per hetimin e ngjarjeve te 21 janarit. Sa ligjore eshte kjo nisme e nxitur dhe e miratuar nga deputetet e partise demokratike
Kjo qe po ndodh sot ne Shqiperi ndaj Institucioneve kushtetuese si dhe nje sere personash deputete apo funksionare te tjere eshte e paprecedente ne jurisprudencen boterore. Raste te tilla mund te kete vetem ne nje regjim totalitar dhe mesjetar.
Atje ku ka demokraci dhe ne shtet ligjor duhet te funksionoje parimi baze i ndarjes se pushteteve legjislativ ekzekutiv dhe gjyqesor. Nese keto pushtete kerkohen te merren nga nje njeri i vetem do te thote qe ska me shtet cdo gje mund te kete por shtet nuk ka. Sot skemi parlament ashtu sic nuk kemi nje qeveri por kemi nje kryeminister me dy ministri ajo e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes.
Sot eshte ngritur nje komision hetimor i cili eshte nje e drejte e parashikuar ne nenin 77 te Kushtetutes me kerkese te nje te katertes se gjithe anetareve te tij qe ka nje
qellim per te shqyrtuar nje ceshtje te vecante. Por perfundimet e ketij komisioni nuk jane te detyrueshme per gjykatat por mund ti njoftohen prokurorise e cila e vlereson sipas procedures ligjore.
Ne lidhje me kete komision ka edhe nje vendim nr 18 date 14.05.2003 i Gjykates Kushtetuese e cila me shume atribute per ngjarje te caktuara i jep Presidentit te Republikes se sa Parlamentit apo komisionit. Ne rastin konkret ka nje ngerc ku komisioni hetimor parlamentar po nxjerr jashte loje organin e akuzes si dhe Presidentin.
Ky fakt bie ndesh me nenin 24 te KPrP ku i vetmi organ qe ushtron ndjekje penale ben
hetime kontrollon dhe ngre akuze eshte Prokuroria. Pra eshte organi procedues ai qe ka te drejte te kerkoje nga institucione marrjen e dokumenteve ne baze te neneve 191 e vijues te KPrP dhe asnje organ tjeter.
Gjithashtu ne nenin 277 te KPrP prokuroria dhe policia gjyqesore zhvillojne hetime brenda kompetencave hetimet e nevojshme qe lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale por ai qe drejton hetimin eshte vetem prokurori.
Por qe te ushtrosh nje hetim ndaj nje qytetari edhe
prokurori duhet te shenoje emrin ne regjister te personit si dhe te vepres pa te filloje hetimet neni 287 ndersa per persona vakant Presidenti Gjyqtari Deputeti anetaret e qeverise etj. te cilet kane imunitet nuk mund te behet asnje hetim pa autorizim per tu proceduar qe eshte heqja e imunitetit sipas nenit 73 te Kushtetutes si dhe vendimit Nr 39 date 23.6.2000 i Gjykates Kushtetuese.
Ne funksion te ketij hetimi komisioni parlamentar ka kerkuar edhe zbardhjen e tabulateve te nje sere politikaneve etj. A eshte nje kerkese ligjore kjo
Persa i perket kerkeses qe degjuam te bere nga ky komision per zbardhjen e tabulateve te Presidentit te Republikes Prokurores se Pergjithshme Ina Rama liderit te opozites Edi Rama kryeministrit Sali Berisha kryetares se Parlamentit Jozefina Topalli dhe disa gazetareve une do ta konsideroja nje lajthitje e komisionit ne hartimin e kesaj kerkese.
Nuk mund ta konsideroje ndryshe kerkesen e marrjes se tabulateve nga kompanite e celulareve pasi keto kompani kane te drejte ti japin tabulatet vetem prokurorise dhe gjykates dhe asnje subjekti tjeter. E theksoj edhe nje here qe i vetmi organ qe kerkon nje send te caktuar te beje kontroll banese zyre te sekuestroje dokumente korrespodence sekuestrim prone bankave eshte vetem prokuroria dhe gjykata edhe keto me vendim te motivuar.
Por une mendoj se qellimi i ketij komisioni eshte goditja e Prokurores se Pergjithshme dhe Presidentit te Republikes per ti gjetur te ashtuquajtur klecke kushtetuese akte e sjellje qe diskreditojne poziten dhe figuren per te kaluar me pas ne inicjen e shkarkimit. Por harrojne keta anetare te komisionit qe keta kane te drejte vetem te iniciojne gjera te tilla se ne fund te fundit eshte Presidenti i Republikes qe vendos.