E Diel, 1 Nëntor 2026

PD Protesta e opozites deshtoi

Demokratet pershendesin qytetaret qe nuk iu pergjigjen thirrjes se socialisteve per te dale ne demonstrata


Reagojne deputetet e mazhorances braktisja e protestes nenkupton bojkot popullor ndaj kryepucistit


Partia Demokratike e cilesoi te deshtuar protesten e organizuar nga Opozita e Bashkuar. Kryetari i deges se PD-se ne Tirane njeheresh edhe deputet i kesaj force Aldo Bumci u shpreh se banoret e kryeqytetit e braktisen protesten e PS-se duke i dhene pergjigjen e merituar krereve te kesaj force.


Deshiroj te pershendes qytetaret e kryeqytetit te vendit Tiranes dhe te qarkut te Durresit prej 1 milion e 200 mije banore te marre se bashku te cilet dhane pergjigjen e merituar me bojkotin e tyre ndaj kryepucistit Edvin Kristaq Rama i cili u shfaq para jush i nxire dhe i deshperuar - tha Bumci.


Duke e vleresuar te ulet pjesemarrjen ne protesten e djeshme deputeti demokrat u shpreh se qytetaret e kryeqytetit te Durresit Kavajes dhe Krujes ndeshkuan ata qe tentuan sipas tij te permbysin me dhune qeverine.


Me bojkotin dhe injorimin total te pjesemarrjes ne demonstrate eshte braktisur kryepucisti qe ne terbim e verberi per pushtet rrethoi per 5 ore me 200-300 bashibozuke mercenare dhe kriminele Keshillin e Ministrave per te permbysur qeverine legjitime te ketij vendi - theksoi ai.


Kreu i PD-se dega Tirane deklaroi se Partia Demokratike pershendet me mirenjohje dhe respekt te madh qytetaret e Tiranes Durresit Kavajes dhe Krujes dhe se i garanton ata se asgje nuk do te mund te dhunoje lirite dhe vlerat e demokracise se ketij vendi.


Paloka Qytetaret ndeshkuan ata qe organizuan trazirat e 21 janarit


Pas perfundimit te protestes ne qarkun e Lezhes ku ishin mbledhur protestues nga e gjithe zona veriore e vendit deputeti i ketij qarku Edi Paloka deklaroi se qytetaret e ketyre zonave braktisen protesten e opozites duke ndeshkuar sipas tij ata qe organizuan trazirat e 21 janarit.

Ndeshkuan ata qe me 21 janar kerkuan te permbysin me dhune mazhorancen legjitime te ketij vendi per tju kthyer pushtetin Rames Gjinushit Rucit e pinjolleve te tjere te Bllokut.


Pershendes qytetaret e Kurbinit Lezhes Mirdites Shkodres Malesise se Madhe Pukes Kukesit Hasit e Tropojes pershendes dibranet e matjanet qe braktisen kryepucistin dhe deshmuan me qendrimin e tyre mbeshtetjen per pushtetin e dale nga zgjedhjet e lira - tha Paloka. Deputeti demokrat garantoi qytetaret e ketyre qarqeve se kjo mazhorance e kjo qeveri do te beje gjithcka per ndryshimin gjithnje e me te madh te jetes se tyre.


Shume buje pak informacion


TIRAN - E leshuar me aq shume buje por me shume pak informacion rreth saj. Demonstrata e dites se djeshme megjithese ishte lajmeruar nga drejtues te larte te Opozites se Bashkuar dhe zyrtare te Partise Socialiste njerezit nuk ishin te njohur me itinerarin e socialisteve.


Ne axhenden e marshimit nuk ishte parashikuar bulevardi Deshmoret e Kombit. Shume njerez interesoheshin rreth e perqark Partise Socialiste per te mesuar ndonje detaj se cilit vend do ti drejtoheshin per te qene pjese e demonstrates.


Disa te tjere preferuan te qendronin ne pritje per te shikuar nese do te kalonte karvani i gjate i demonstruesve dhe per tiu bashkuar me pas atyre. Ndryshe nga radhet e tjera kur lajmerohej nje vendtakim kete here nuk kishte nje te tille. Itinerari nuk u publikua nga Partia Socialiste. Paraditen e djeshme rreth e perqark selise roze kishte shume pak informacion mbi ate qe do te ndodhte.


Ndersa oret kalonin dicka e me shume merrej vesh. Derisa pak ore perpara fillimit te protestes u be e ditur se protestuesit do te mblidheshin prapa Muzeut Kombetar per te nisur marshimin drejt Zogut te Zi.


Por tek kjo rruge ishin vetem disa protestues pasi disa te tjere ishin tek kryqezimi i sheshit Austria te cilet iu drejtuan Rruges se Durresit. Disa njerez ende nuk dinin se cfare po benin pasi pyesnin se nga do te shkonin dhe ku te ecnin.


Nje grup qe ishte prapa Muzeut Kombetar shkoi drejt Stacionit te Trenit iu bashkua turmes tjeter atje dhe me pas nga Rruga e Barrikadave erdhen serish prapa Muzeut. Detajet filluan te qarkullonin media dhe qytetare pyesnin deputetet se cfare do te benin per te marre sqarime me te hollesishme mbi itinerarin e protestes.


Ndersa u arrit edhe pika finale tek Zogu i Zi ku edhe kryetari i Partise Socialiste Edi Rama sinjalizoi mbarimin e demonstrates disa njerez pyesnin rreth e rrotull se cfare do te behej. Ajo qe u pa ne kete demonstrate te leshuar me aq shume buje ishte mungesa e informacionit mbi ate qe do te ndodhte menyren dhe vendin se ku do te zhvillohej

Provokimi


I vetmi moment ne te cilen protestuesit u acaruan ndodhi kur nje qytetare e cila banonte ne pallatet e Rruges se Durresit valeviti ne dritare flamurin e Partise Demokratike. Per shkak te masave te marra nga vete organizatoret si dhe nga policia e cila i shoqeroi protestuesit gjate gjithe marshimit te tyre ngjarja kaloi pa u pershkallezuar ne veprime te dhunshme.


Nje ngjarje e ngjashme ndodhi edhe ne demonstraten e 21 janarit kur demonstruesit u provokuan nga nje kalimtare e cila pershendeti me simbolin e PD-se.


Si pasoje e ketij veprimi 18-vjecarja u qellua me cader ne koke nga disa demonstrues. Si shperblim per veprimin ne ditelindjen e Bekime Rexhes i pranishem ishte vete kryeministri i shoqeruar nga bashkeshortja e tij te cilet i dhuruan nje kompjuter.


Forcat e Sigurise


Edhe pse itinerari i protestes se socialisteve ndryshonte nga ditet e tjera strukturat e Policise se Shtetit ruajten te njejtin nivel sigurie. Rreth ores 12 ne institucionet me kryesore ne bulevardin Deshmoret e Kombit u dislokuan forca te shumta policie te cilat ishin te pajisura me skafandra.


Godina e Kryeministrise u ruajt nga punonjesit e rendit nderkohe qe perimetrin e brendshem e garantonte Garda. Edhe ne mjediset e Kuvendit ne oren 12 filloi edhe mobilizimi forcave te Grades te cilet filluan zbatimin e planit te masave ne ngjarje te tilla. Dy dite me pare kreu i Gardes Ndrea Prendi theksoi se forca qe ai drejton eshte e afte per te perballuar sulm ndaj objekteve te rendesise se vecante dhe sqaroi se eshte rritur niveli i sigurise qe prej 21 janarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›