Berisha: 22 Marsi, dita e pranverës së demokracisë

Në një takim në selinë blu ku u mblodhën kryetarët e degëve në rrethe dhe deputetët e kësaj partie. Kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha se kjo datë shënon momentin më të rëndësishëm historik të vendit që nga shpallja e Pavarësisë.
“Asgjë nga koha e pavarësisë e deri më sot, asgjë në jetën e shqiptarëve nuk ka ndikuar më shumë se sa përmbysja e diktaturës komuniste. Ajo ndau epokën e skllavërimit të njeriut me sistemin e lirisë dhe vlerave të përjetshme të qytetërimit perëndimor. Shqiptarët ia besuan 20 vjet më parë Partisë Demokratike, duke besuar programin e saj, dhe këtë besim ia përsëritën kësaj force politike këtë besim”, u shpreh ai.
Kryeministri tha se shqiptarët bënë një hap të madh, duke u kthyer vendin në një nga më të varfrit në botë, në vend me të ardhura të mesme dhe të larta. “Shqiptarët sot lëvizin të lirë në mbarë Evropën, me gjithë sakrificat e tyre. Këto janë vite që në Shqipëri u krijua një klasë e mesme, çka përbën një nga arritjet më të mëdha të këtij vendi, për stabilitetin e demokracisë. Kjo klasë e mesme, sot nga mëngjesi në darkë krijon dhe është gardiane e vlerave të krijuara. Në të gjitha kohërat ka qenë promotore e ndërtimit të vlerave, e cila nuk pranon nga askush aventura. Kjo klasë është e një spektri të gjerë politik, por krijimi i saj përbën garancitë më madhore. Në 20 vjet shqiptarët kanë rritur të ardhurat për frymë të paktën me 35 herë sepse në këto 20 vite, shqiptarët ndërtuan në këtë vend më shumë se çdo komb tjetër evropian. Shqiptarët u shkëputën në një prej vendeve më të varfra të botës”, shtoi.
Duke paralajmëruar një koncert për këtë ditë, siç tha në “nderim për të gjitha ata burra dhe gra, vajza dhe djem që firmosën më 22 mars 1992, pranverën e parë të demokracisë në historinë shqiptare”, Berisha shtoi se duke nisur që nga kjo datë, do të ketë një sërë anëtarësimesh të reja në Partinë Demokratike. /S.Ll/Start/
2012-03-16 11:31