E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU: Të ndalen zgjedhjet serbe në Kosovë

Ky vendim, sipas PDIU-së, cenon rëndë sovranitetin e Republikës së Kosovës duke ushqyer më tej strukturat paralele në veri të vendit.

“Kjo është një dëshmi e qartë që Beogradi negociatat i ka pasur vetëm një makijazh për ti hedhur hi në sy Evropës dhe nuk është mirëfilli i interesuar për një fqinjësi të mirë në Ballkan dhe për të mbyllur plagët e konflikteve inter-etnike të mëparshme. Një thikë e tillë pas shpine demonstron që grupet huligane e vandale që kanë ushtruar dhunë në veri janë një dorë e zgjatur e shtetit serb që ende nuk është distancuar plotësisht nga një e kaluar e errët shoviniste. Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar dhe në mënyrë të veçantë nga EULEX dhe KFOR që të bëj çmos që të luftojë krimin dhe strukturat e paligjshme paralele në veriun e Kosovës dhe të garantojë sigurinë e shtetasve të Republikës së Kosovës që banojnë në këtë zonë”, thekson reagimi.

Kjo parti dënon ndërhyrjen e Beogradit në zonat me shumicë serbe, duke iu dhënë paga, apo duke i kërcënuar në rast se ata bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës. “Indiferenca e EULEX-it në veri ka bërë që veriu të bjerë në dorën e trafikantëve dhe kriminelëve dhe popullsia vendase të instrumentalizohet drejtpërdrejtë nga Beogradi nëpërmjet shantazhit ekonomik e fizik.  Ne gjithashtu bëjmë thirrje që EULEX të kujdeset në mënyrë të veçantë për mbi dy mijë banorë autoktonë të kombësisë shqiptare në Veri të Kosovës të cilët jetojnë nën terrorin e vazhdueshëm të strukturave paralele si dhe kërkojmë që t’i jepet fund pastrimit etnik në Kosovë duke mundësuar kthimin e mbi 20 mijë banorëve shqiptarë që janë dëbuar  nga veriu i Kosovës jo vetëm gjatë luftës së Millosheviçit por edhe pas luftës. Kujtojmë këtu që ende nuk janë vënë para drejtësisë kriminelet që enden lirshëm sot në Veri për krimet e shkurtit të vitit 2000, në veriun e Mitrovicës kur u vranë nën sytë indiferent të trupave ndërkombëtare 10 qytetarë, u plagosën e keqtrajtuan qindra dhe u dëbuan për së dyti mbi 1500 familje shqiptare”, thuhet më tej. /Start/

                                                                                             2012-03-16 14:08
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›