AK: Faqezinjtë kërkojnë prangosjen e kuqezinjve

Prej dy ditësh Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli, e cila njëkohësisht është dhe gruaja e parë e Partisë Demokratike, i ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme kërkesën për procedim penal për Spahiun.
“Me akuzën e “agjitacion dhe propagandë” kundër pushtetit dhe qeverisë të Sali Berishës si dhe për krimin e rëndë të mërzitjes së diplomacisë greke me pasoja të rënda për pushtetin e Z.Berisha, dhe dobësimin e marrëdhënieve me qeverinë si motër greke, zonja Topalli kërkon izolimin e liderit të Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu”, theksoi përfaqësuesja e këtij grupimi Oljana Ajazi.
Ajo shtoi se Berisha dhe Topalli po kërkojnë t’i bëjnë gjyq nacionalizimit shqiptar . “Ata kërkojnë që ne të mos mbrojmë integritetin territorial, ata kërkojnë që ne të heshtim kur shitet kombësia, kërkojnë që ne të heshtim kur Kushtetuta shkelet nga shteti dhe kërkojnë që ne të heshtim kur Athina zyrtare ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë. Me keqardhje zonja dhe zotërinj ju njoftojmë që të drejtën për t’u shprehur nuk ka shtet që ja mohon më shqiptarëve”, vijoi ajo.
Kjo parti shprehet se mazhorancës i kanë mbetur edhe pak muaj në qeverisje dhe kërkesa për ndjekje penale ndaj Spahiu, është akti i fundit i turpshëm. “Faqezinjtë sot po kërkojnë prangosjen e kuqezinjve, por gabohen rëndë, sepse ora politike po troket mbrapsht për ta. Zoti Berisha dhe ju zonja Topalli nuk mund ta prangosni as Kreshnik Spahiun dhe as kauzën kuqezi. Kjo është vepra që mund të gatuaj një pushtet i zi i cili ka 22 vjet që ka privatizuar shtetin. Pasi i bëtë të 99-ta shqiptarëve në prag të 100 vjetorit të pavarësisë, ju po merrni dhe njollën e fundit në historinë e politikës, duke ekzekutuar kërkesat për arrestime të Athinës dhe duke përmbushur me profesionalizëm dhe devotshmëri rekomandimin e 13 të helenëve”, shtoi./S.Ll/Start/
2012-03-16 11:32