Berisha: 23 Qershori do t’i jape fitoren PD Eva Gjura
Ndalesen e radhes per te vijuara bashkebisedimin me qytetaret, kryeministri Berisha e ka bere ne Lushnje. Ne nje takim me qytetare te Lushnjes dhe fermere te kesaj zone, kreu i qeverise ka degjuar nga afer shqetesimet e tyre dhe ka garantuar se ashtu si ne dy mandatet e para edhe ne kete mandat te trete, kjo qeveri do te beje te pamunduren per te qene me prane qytetareve dhe zgjidhjes se halleve dhe shqetesimeve te tyre. Duke pranuar edhe gabimet qe mund te jene bere gjate ketyre tete viteve qeverisje, Berisha iu ka bere te ditur bashkebiseduesve se, ai dhe qeveria qe drejton jane te pritur ti korrigjojne ato. “Ne jemi njerez te punes, jemi te sigurte se ne punen tone bejme edhe gabime, meritojme edhe verejtje, por ajo qe eshte me e rendesishme, eshte se ne kemi prirje te plote te degjojme zerin tuaj, kemi prirje te plote te korrigjojme gabimet tona. Ne kemi prirje te plote te mos perserisim gabimet tona”, eshte shprehur Berisha. Duke rikujtuar rendesine qe ka zeri i tyre per permiresimin e punes se qeverise, Berisha iu ka thene qytetareve lushnjare se, ata jane kryeministri i tij dhe nga dita e sotme deri me 23 qershor, ai do te degjoje zerin e tyre. “Zgjodha te pergjigjem nga kjo salle e nderuar dhe te them se kam shume mirekuptim per shqetesimin tuaj dhe se do te bej gjithcka qe te ardhurat tuaja dhe te qytetareve shqiptare te rriten panderprere dhe reformat tona jane histori suksesi. Reformat tona jane histori suksesi, por le te punojme se bashku ti bejme edhe me te suksesshme ato. Dua tu them se nga dita qe nisa keto konsulta, keto takime te kesaj natyre, deri ne daten 23 qershor, ju dhe vetem ju do te jeni kryeministri im”, u shpreh kreu i mazhorances qeverisese. Duke u ndalur tek zgjedhjet e 23 qershorit, Berisha u shpreh se Lushnja do te mbeshtese PD. “Per sa i perket PD-se, une jam shume optimist qe 23 qershori do ti jape ne Lushnje, PD fitoren me te thelle, por kjo arrihet kur te gjithe mbeshtetesit e saj, te gjithe simpatizantet e saj te trokasin njerezisht ne cdo zemer, ne cdo dere dhe jo me salltanete dhe eufori, por me arsyetim dhe mirekuptim. Ta degjojme zerin e cdo qytetari dhe te bejme cdo sqarim. Nje gje eshte shume e vertete, ne mbajme premtimet”, tha Berisha.
Shendetesia
Nje studim tregon se Shqiperia renditet e treta ne Evrope per paraqitjen e lirshme, ose marrjen e shpejte te takimit me mjekun per sa i perket analizave ne teresi, si dhe te operacioneve. Kjo eshte nje gje shume pozitive dhe ne duhet te bejme gjithcka qe te mos lejojme burokracine qe te na rrembeje.
Turizmi
Turizmi eshte dege kryesor e ekonomise shqiptare. Ne kemi potenciale te medha. Turizmi eshte dhe mbetet drejtim themelor i yni dhe ne kete kontekst ne funksion te tij kemi bere dhe do te bejme investimet me te medha te mundshem. Ne 4 vitet qe vijne ne do te kalojme ne nje forme tjeter te parapergatitjes se projekteve per investitoret.
Ish-te perndjekurit
Kam biseduar me perfaqesues te kategorise se ish-te perndjekurve politike. Gjate rruges hasemi me veshtiresi per shperblimin e ish-te perndjekurve, por nderhyhet me ligj. Shperndarja e demshperblimeve per ish-te perndjekurve po vazhdon do pershpejtohet. PD do te vazhdoje te zbatoje vendimin si nje kontrate e pashkelshme me ish-te perndjekurit
Do te mbeshtesim fermeret per prodhimin vendas
Prioriteti i qeverise per mandatin e trete do te jete shtimi i investimeve ne zonat rurale. Gjate bashkebisedimit me fermeret dhe banoret e Lushnjes, kryeministri Berisha eshte shprehur se, qeveria do te mbeshtes sipermarresit dhe fermeret per te zhvilluar prodhimin vendas. “Shqiperia rurale ka marre investimet me te medha ne rruge dhe ne infrastrukture. Kemi ndertuar dhe asfaltuar me qindra rruge ne zonat rurale per tu dhene zhvillim. Ne jemi te vendosur te bejme gjithcka per zhvillimin e investimeve te fermereve”, u shpreh kreu i qeverise. Berisha theksoi se nje vendim i rendesishem per fermeret ka qene dhe heqjen e TVSH per importet e makinerive. “Nuk jane vetem makinerite, por TVSH do te hiqet per cdo lloj importi bujqesor dhe blegtoral qe ekziston. Do veprojme drejt te bejme gjithcka per te rritur prodhimin e punesimin. Me kete mund te nxisim rritjen ekonomike. TVSH e grandeve do e diskutojme me financat. Lehtesite fiskale jane njera ane”, tha Berisha. Duke u ndalur tek nje tjeter problem qe shqeteson fermer, vaditja, kryeministri tha se, “vaditja ne te gjithe vleresimin tim do te jete projekti me kryesor. Si buxhet do te jete projekti numer nje per qeverine ne te kater vite qe vijne. Ne jemi perpjekur, p.sh ne Lushnje gjate ketyre viteve ne kemi investuar ne vaditje rreth 658 milion leke. Kemi pastruar dhe rehabilituar rreth 100 km kanale kulluese dhe vaditese.
21 janari feste kombetare, Berisha:Do ta shqyrtojme
Banoret lushnjare kane kerkuar nga kryeministri Berisha, arsyen pse 21 janari dita e Kongresit te Lushnjes nuk eshte shpallur feste zyrtare. Duke i falenderuar per pyetjen, kryeministri eshte shprehur se, Kongresi i Lushnjes e meriton 100% te jete feste kombetare, por ka theksuar Berisha kjo nuk eshte bere, sepse Shqiperia eshte nje vend qe ka shume festa kombetare dhe ditet e pushimit rendojne mjaft tek sipermarresit dhe administrata. “Ne do ta shqyrtojme me shume vemendje dhe do te gjejme nje zgjidhje, sepse ngjarja ashtu sic thate ju eshte mrekullia shqiptare, eshte de facto jetesimi i pavaresise se shqiptareve, eshte themelimi jo vetem i pluralizmit, por i tere sistemit demokratik modern te Shqiperise, eshte shpetimi i Shqiperise nga nje copetim perfundimtar”, tha kryeministri.
Akuzat e opozites, Berisha: Jam i pandjeshem
Akuzat e bera nga opozita ndaj kryeministrit per korrupsion, ka qene nje tjeter pyetje e cila ka marre vemendjen e qytetareve dhe kane kerkuar te dine mendimin e kreut te qeverise per to. Ne lidhje me kete pyetje, kryeministri eshte shprehur se, “opozita sulmon dhe eshte ne tagrin e saj te sulmoje, por tani po te them nje gje meqe jam ketu para ketyre qytetareve. Sulmet me te pandjeshme ndaj meje, une konsideroj ato. Kundershtaret e mi politike duhet ta dine se sekreti i jetegjatesise sime politike qendron para se gjithash dhe mbi te gjitha ne nje fakt. E kam nisur karrieren time me nje apartament prej 83 metra katror. Gjate 20 viteve jetoj ne nje apartament me 125 meter katrore dhe po qe se do te kisha ndjekur rrugen e parave, ate do ta kisha te hapur si te gjithe te tjeret. Isha nje mjek kardiolog, do te kisha kliniken time private apo te tjera me rradhe. Une kam bere nje zgjedhje dhe i qendroj asaj ne menyre te pathyeshme , te hekurt. Kjo eshte e gjithe ceshtja”.