E Diel, 1 Nëntor 2026

PS e Kukësit kundër Ramës: Jo kryetar pa zgjedhje Qamil Xhani

Socialistet e Kukesit jane rebeluar kunder vendimit te kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama, per te emeruar ne menyre te njeanshme kreun e ri lokal te kesaj partie. Rreth 300 anetare te PS-se ne Kukes, jane mbledhur dje ne Pallatin e Sportit, duke kerkuar anulimin e vendimit te kreut te PS-se dhe zgjedhjen e nje kryetarit te ri ne menyre demokratike. Pak dite me pare Rama emeroi ne krye te PS-se se Kukesit, duke shmangur procesin e zgjedhjes, Skender Ahmetin. Takimi drejtohej nga deputeti i Qarkut te Kukesit, Asllan Dogjani. Pjesemarresit ne takim kerkuan qe kreu i ri i deges se PS-se te zgjidhet e votim te fshehte dhe jo ne menyre direkte nga kreu i selise roze. Deputeti Dogjani u shpreh se kryesocialisti Rama duhet te kishte zgjedhur te ulej ne tavoline dhe te diskutonte me socialistet e Kukesit per shqetesimet e tyre. Dogjani tha se shume anetareve u eshte bere presion me ane te telefonave nga drejtues te selise roze ne Tirane, per te mos marre pjese ne kete takim. “Ne vend qe te harxhohen energji per te ardhur dhe per tu ulur me ne, per zgjidhjen e ketij problemi. Harxhohen energji duke i marre ne telefon per te mos ardhur ne takim. Keshtu percahet Partia Socialiste”, tha Dogjani ne takim. Ai ka shtuar se ne prag te fushates elektorale, drejtuesit e PS-se duhet te zgjedhin figura qe gezojne mbeshtetjen e shumices se banoreve te zones. Deputeti Dogjiani eshte shprehur se shume socialiste jane ndaluar te marrin pjese ne takim duke i joshur me poste, apo duke u bere presione si te ishin grupe armiqesore. “Megjithese u bene shume perpjekje per te mos i lejuar socialistet te marrin pjese sot ne takim, nuk ja arriten. Takimi ishte madheshtor, i falenderoj sinqerisht per pjesemarrjen dhe i siguroj se do te bej gjithcka per kukesianet, hasianet dhe tropojanet. Perpjekja per te deshtuar takimin me presione e ofiqe me kujtoj shpikjen e grupeve armiqesore ne parti. Une do jem socialist dhe do te vazhdoj te punoje per socialistet dhe gjithe qytetaret e qarkut Kukes”, u shpreh deputeti i Asllan Dogjani. Ne rrjetin social Facebook, Dogjani shprehet se ne takim kane marre pjese me shume se 300 anetare te PS-se. Ndersa shton se askush nuk mund te neperkemb dinjitetin. “Sot me shume se kurre treguan se nuk mund te na neperkembe askush dinjitetin tone teper te larte. I dua kuksjanet dhe Kukesin dhe se bashku do te triumfojme me 23 Qershor”, tha deputeti i PS-se, Asllan Dogjani.

DEKLARATA

“Megjithese u bene shume perpjekje per te mos i lejuar socialistet te marrin pjese sot ne takim, nuk ja arriten. Takimi ishte madheshtor, i falenderoj sinqerisht per pjesemarrjen dhe i siguroj se do te bej gjithcka per kukesianet, hasianet dhe tropojanet. Perpjekja per te deshtuar takimin me presione e ofiqe me kujtoj shpikjen e grupeve armiqesore ne parti”, tha Dogjani.

Sherret ne PS e Sarandes, sollen largimin e Keshilltareve

Ne menyre te ngjashme si ne Kukes, debatet brenda forumeve te Partise Socialiste ne degen e saj ne Sarande kane rezultuar me largime nga kjo force politike. Rreth nje jave me pare, tre keshilltare te kesaj force politike ne Keshillin Bashkiak deklaruan largimin nga PS-ja per te LSI. Motivi i largimit lidhje me mungesen e frymes demokratike ne forume dhe perplasjet me kryetarin lokal te deges. Edhe keshilltaret e PS-se, ashtu si socialistet e Kukesit, i derguar Kryesise dhe Kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, nje peticion ku shprehin shqetesimin per situaten e krijuar ne kete dege te partise. Duke qene se nga selia roze nuk erdhi asnje pergjigje, nje pjese e keshilltareve vendosen qe te largohen, duke zgjedhur nje subjekt tjeter politik. Ne deklaraten e largimit, ata jane shprehur se drejtuesit e lokal te PS-se jane te korruptuar dhe se Kryesia e selise roze nuk ka reaguar ndaj shqetesimeve te tyre.

Debatet ne PS per listen e kandidateve

Pervec ceshtjes se zgjedhjes se kryetarit te Partise Socialiste, reagimi i deputetit Asllan Dogjani vjen edhe ne prag te hartimit te listave te kandidateve per deputet. Edhe pse eshte deputeti i vetem nga PS-ja qe arriti te marre nje mandat ne Qarkun e Kukesit ne vitin 2009, Dogjani eshte caktuar te punoje per zgjedhjet e qershorit ne zonen e Kamez. Ky largim nga baza e votuesve ku eshte zgjedhur ka sjelle dhe debatet ne lidhje me procesin e strukturave ne Qarkun e Kukesit. Nderkohe qe nga ana e kreut te PS-se nuk ka pasur asnje reagim per keto zhvillime.

Debatet per emerimin e kreut te PS

Baza e Partise Socialiste ne Qarkun e Kukesit ka reaguar pas vendimit te selise roze ne qender per emerimin e kreut te ri te deges se kesaj partie. Me ane te nje vendimi, Kryesia e PS-se ka hequr nga detyra, Izet Durakun dhe ka vendosur ne kete post, Skender Ahmetit. Rreth 250 anetare te Asamblese se Rrethit ne Kukes i kane kerkuar kreut te PS-se nje leter pak dite me pare, ku i kerkohej anulimi i emerimit. Ne kerkese, socialistet shprehen se nuk pranojne emerime, duke sugjeruar zgjedhjen e kreut te deges se PS-se me ane te votes se lire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›