Berisha: 23 qershori dita e ferrit per Edi Ramen Rozeta Rapushi
Kryeministri, Sali Berisha, tha dje se mazhoranca shkon drejt zgjedhjeve, e vendosur per ti dhene vendit zgjedhjet me standardet me te larta dhe per te lene me ‘gisht ne goje’, te gjithe ata qe perhapin llafe se shqiptaret nuk dine te votojne, nuk mund te votojne. Nga Shengjini ku mori pjese ne inaugurimin e impiantit te trajtimit te ujerave te ndotura te kanalizimeve te dy zonave, Shengjinit dhe Lezhes, ne zbatim te politikave te mbrojtjes dhe zhvillimit te mjedisit, kreu i qeverise tha se kundershtari i tij socialist, Edi Rama, diten e gjykimit ne 23 qershor, e ka diten e ferrit. “Une u them atyre, mos perserisni marrezisht shpifjet e Edi Rames, se shqiptaret dine te votojne shume mire, se shqiptaret dine te votojne si qytetare te vertete perendimore, se shqiptaret dine te respektojne cdo vote, dine te respektojne cdo rezultat. Ndaj dhe te ecim te sigurt drejt 23 qershorit. Ai diten e gjykimit e ka diten e ferrit. Ai burre vetem kete dite nuk e duron dot. Pasi tentoi te shtyje daten e zgjedhjeve, pasi tentoi te vere ne kolaps institucionin e zgjedhjeve, tani ben betejen e Muhos”, - u shpreh kreu i qeverise. Ne kete kuader, Berisha i beri te qarte kreut socialist Rama, se beteja e Muhos eshte beteja e tij e parafundit e deshtuar, sepse beteja e fundit sipas Berishes, eshte me 23 qershor. “Kur te mendosh se te kthehet Muho ne KQZ, te jesh i sigurt se eshte kthyer Kuqoja dy here me shpejte sesa Muhoja. Ndaj harroje ate. Merri Muhon dhe Kuqon e beji deputete, por ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve nuk do te shkelin me. Ne do te shkojme drejt zgjedhjeve te shkelqyera”, - theksoi kreu i qeverise. Berisha shtoi se Rama ka frike dhe tmerr nga disfata e radhes. “Kur une dhjete dite me pare i thashe publikisht zotit Rama kontrolloje deshperimin, kontrolloje terbimin, kontrolloje friken dhe tmerrin qe te ka pllakosur, pati shume njerez qe me shihnin me habi. Dhe ja cfare ndodhi. Ndodhi ajo qe nuk ka ndodhur kurre ne historine e nje shteti. Shkoi ne kryeqytetin e nje vendi mik dhe kreu nje akt nder me te denueshmit, me ordineret, me poshteruesit per veten dhe te tjeret”, - vijoi kryeministri. Sipas tij, mazhoranca po shkon drejt zgjedhjeve me nje program, i cili do te beje qe ne brigjet e Shqiperise, ne Shengjin, ne gjirin e Drinit, ne Velipoje dhe kudo te pushojne ne vit 7 milione turiste nga e mbare bota; me nje program i cili do te krijoje 250 mije vende pune ne turizem, ne qytete, ne biznese, ne energji, ne ferma dhe ne sektore te tjere. Po keshtu, i bindur per nje mandat te trete, Berisha tha se qeverisja do te beje qe Shqiperia te jete vend lider ne rajon per sa i perket teknologjise me te larte dhe zhvillimit teknologjik. Ai shtoi se programi i qeverisjes eshte ai i nje Shqiperie te zhvilluar, i nje Shqiperie qe renditet krenare me vendet e zhvilluara, i nje Shqiperie qe integrohet e sigurt ne Bashkimin Evropian.