E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Vloren do e kthejme ne porte hyrese per rajonin

Partia Socialiste prezantoi dje ne qytetin e Vlores programin elektoral per zgjedhjet e 23 qershorit. Kryesocialisti Edi Rama u shpreh se, me projektin e PS, qyteti bregdetar me i madh ne jug do te shnderrohet ne nje porte hyrese per gjithe rajonin. “Ne s’do te leme me Laberine te izoluar nga deti te nxjerre gunat e Selam Musait per te kaluar ketu poshte. Vloren, qe eshte pika e referimit te gjithe shqiptareve, e ka trajtuar ne kete menyre pasi nuk i del e keqja nga nje histori qe e perveloi Vloren dhe i dha ndeshkimin e merituar Saliut”, u shpreh dje kreu i PS-se. Duke folur mbi projektet per Vloren, Rama u shpreh se do te ndertohet Korridori i Kalter, nje autostrade qe do te mundesoje qarkullimin nga Mali i Zi, pergjate gjithe bregdetit shqiptar. “Ne do te ndertojme Korridorin e Kalter, per te lidhur infrastrukturen tone me infrastrukturen rajonale, korridor qe do t’i sherbej turizmit shqiptar. Kemi prioritet qe Vloren t’a kthejme ne nje porte hyrese ne rajon”, u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Ai eshte ndalur dhe ne ceshtjen e punesimit, duke akuzuar mazhorancen se nuk ka bere asnje investim dhe ka rritur papunesine. Rama shtoi se programi i PS-se synon hapjen e 300 mije vende pune. “Ne jemi angazhuar per hapjen e 300 mije vendeve te reja te punes. Ato filluan duke thene se eshte e pamundur, pastaj vijuan duke thene c’jane keto shifra dhe filluan vete me shifrat dhe thone 250 mije dhe nuk thone 300 mije, se nuk duan te bejne kopjimin hapur”, u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Duke u ndalur ne investimet per zhvillimin e zonave bregdetare, Rama shtoi se me ardhjen e PS ne pushtet do te ngrihet Agjencia Kombetare e Bregdetit. Ai tha se kjo agjenci do te administroje hapesiren bregdetare, si nje potencial i madh per zhvillimin turistik ne vend. Kryesocialisti perseriti dhe nje here qendrimin per vendosjen e takses progresive. Ai u shpreh se edhe mazhoranca ka pranuar pjeserisht dobite e kesaj takse. “Skema e taksimit te ndershem eshte rruga e vetme per te pasur shoqeri te drejte kur flasim per fitimin mbi te ardhurat personale. Pas 23 qershorit, policet, mesuesit dhe infermieret do te fitojne vetem nga taksimi i ndershem nje rroge me shume. Nderkohe, taksa paguesit me te madhej do te jene kryeministrat, ministrat edhe deputetet, ashtu sikurse ato ne sektorin privat do paguajne me shume. Ne do heqim taksen e biznesit te vogel”, u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Gjate fjales se tij, Rama akuzoi mazhorancen se “po kopjon programin socialist dhe idete e opozites, duke i bere pjese te platformes se djathte”. Lidhur me zhvillimet ne sektorin e ndertimit ne Bregdet, Rama u shpreh se pas ardhjes ne pushtet, Partia Socialiste do te rishikoje “gjithe procesin e dhenies se lejeve te ndertimeve pa kriter ne bregdet”.

TAKSA

“Skema e taksimit te ndershem eshte rruga e vetme per te pasur shoqeri te dejte kur flasim per fitimin mbi te ardhurat personale. Pas 23 qershorit, policet, mesuesit dhe infermieret do te fitojne vetem nga taksimi i ndershem nje rroge me shume. Nderkohe, taksa paguesit me te madhej do jene kryeministrat, ministrat edhe deputetet, ashtu sikurse ato ne sektorin privat do paguajne me shume. Ne do heqim taksen e biznesit te vogel”, tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›