Olldashi: Rama eshte me karavidhe se Majko, do ndertoje autostrade ne de
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka reaguar dje per deklaratat e bera nga kreu i PS-se gjate prezantimit te programit te opozites ne Vlore. Ne nje reagim ne rrjetin social Facebook, Olldashi shprehet se eshte e pafalshme qe nje kandidat per kryeminister nuk di sa kilometra rruge ka vendi. “Molloisi per pune te kilometrave dhe tha se nuk jane 10 mije, por nje mije dhe se Shqiperia nuk ka dhjete mije km rruge. Njeriu qe do te behet kryeminister duhet te dije se ne fakt vendi ka rreth 18 mije kilometra rruge, pra te shkoje ne Tokio, te haje dreke sic tha Rama, te kthehet dhe te shkoje prape per darke dhe, nese Rama e ben kete, mire eshte te mos kthehet hic”, u shpreh Olldashi. Ministri eshte ndalur dhe ne premtimin e Rames per ndertimin e Korridorit te Kalter, per te cilen u shpreh se eshte i ngjashem me premtimin e Paneli Majkos per ndertimin e tunelit Itali-Shqiperi. “Premtoi se do te ndertoje nje Autostrade te Kalter, ne det, nga Mali i Zi ne Greqi. Ky ia kaloi edhe Pandi Majkos per guxim, nese eshte guxim dhe jo gje tjeter... Pandi tha dikur se do ndertonte nje tunel detar per te lidhur Vloren me Otranton, ky do ndertoje nje autostrade detare gjashte here me te gjate se tuneli i Majkos. E kuptoni qe ky eshte me karavidhe se Pandi i shkrete!”, tha dhe Ministri Sokol Olldashi. Ministri i eshte referuar dhe deklaratave qe Rama beri ne lidhje me kryetarin e Bashkise se Durresit, Vangjush Dako. “I gjati me te shkurtrin udhetuan sot drejt Vlores ku i gjati llafosi prape per rruget. Fillimisht tha se kishte numeruar shtyllat. Por, Rama nuk na tha nese kete numer ka perfshire edhe veten dhe Gjushin, apo jo!”, tha Olldashi. Ministri komentoi dhe deklaratat e Rames per faktin se gjate rruges per ne Vlore nuk kishte pare punetore qe te punonin gjate rikonstruksionit te rrugeve. “Pastaj tha se nuk kishte pare njeri duke punuar. Por, Rames i ka dale nga mendja se sot (dje) eshte e shtune dhe dynjaja e ka pushim. Ka vetem nje kantier ne Shqiperi ku punohet edhe te shtunen, autostrada Tirane-Elbasan. Zahmet e ka z. Rama, le t'i bjere andej ne kthim dhe te shohe si punohet. Ne mos, duhet te prese te henen”, tha Olldashi. Duke u ndalur dhe nje here ne ceshtjen e kilometrave te rrugeve qe jane shtruar, Olldashi tha se Rama duhet ti mase rruget pastaj te flase, derisa e ka dhe listen e gjithe rrugeve te vendit. “Gjithsesi une nuk kuptoj nje gje. Pse nuk i mat rruget ky njeri?! Listen e ka. Le ti mase dhe te na thote sa jane. Ne themi qe jane 10 237 kilometra, po ai le t'i mase vete fundja. Do t'i dalin 5 118.5 ede, ose 20 474 vangjushe”, tha ministri i Transporteve Sokol Olldashi.