E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Shalsi:Deklaratat e Bodespër të ardhur keq

TIRANë- Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Shalsi ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të bëra nga ministri i Ekonomisë Ridvan Bode. Sipas Shalsit, ministri duhet të merret me krizën ekonomike që po u rëndon cdo ditë shqiptarët e jo me opozitën.
“është për të ardhur keq që ministri i Financave, përgjegjësi kryesor për rrënimin ekonomik dhe financiar të shqiptarëve gjatë viteve të fundit, në vend që të merret me krizën ekonomike, ku e ka zhytur Shqipërinë gjen kohë dhe merret me opozitën”, - deklaroi Shalsi.

Sipas tij, opozita ka mbi 10 muaj që ka ngritur këmbanat e alarmit të krizës ekonomike, por se ato nuk dëgjohen as nga qeveria dhe as nga ministri Bode.

“Fatkeqësisht, qeveria e Saliut dhe e Ridvanit, jo vetëm që ka qënë e paaftë për të parandaluar krizën ekonomike, por është dhe e paaftë për të dëgjuar këshillat e opozitës, që ka mbi 10 muaj që i bie këbanave të alarmit. Një qeveri që ka ndaluar së investuari, që nuk ndalon dot inflacionin dhe cmimet e rritura, që nuk arrin dot të mbledhë të ardhurat nga taksat dhe nga tatimet, që e ka cuar borxhin e brendshëm në vlera të llahtarshme, që tallet me pensionistët duke bërë rritjen më të ulët të këtyre 10 viteve të fundit, nuk duhet të ketë kurajo të flasë për ekonominë e qëndrueshme. Të vetmit njerëz që përfitojnë nga kriza ekonomike, janë ministrat dhe Saliu”- thekson më tej Shalsi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›