Temperaturat nërritje, të premteni nxehti arrin pikun
TIRANE-Data 16 Korrik pritet të jetë dita më e nxehtë e javës duke shënuar dhe temperaturën rekord të nxehtë që me nisjen e stinës së verës. Temperaturat pritet të rriten deri në 37-40 gradë, ndërsa mjekët këshillojnë që të konsumohen sa më shumë lëngje dhe perime të freskëta si dhe paraqesin moshat qe riskojne me shume ne kete stine.
Nga të dhënat sinoptike në agjencinë e lajmeve BalkanWeb, mësohet se ditën e sotme temperaturat në zonat malore variojnë nga 32-19 gradë, në zonat e ulëta 34-19 dhe në ato bregdetare 31-20 gradë Celsius. Dita e sotme është karakterizuar përgjithësisht nga temperatura relativisht të larta që kanë përfshirë pothuajse të gjithë vendin. Temperatura më e lartë është shënuar në Tiranë, plot 34 gradë Celsius, kurse më e freskta në zonën juglindore, përkatësisht në Korcë me 28 Gradë Celsius.
Temperaturat në qytetet kryesore për ditën e sotme do të jenë: Tirana 34 gradë me e larta dhe 19 më e ulëta, Durrës 32-19, Shkodër 30-19, Vlorë 30-20, Kukës 32-18, Elbasan 33-18, Fier 33-18, Korcë 28-14, Gjirokastër 30-18 dhe Sarandë 31-20 grade Celsius.
Por, dita më e nxehtë ende nuk ka mbërritur. Ndërsa temperaturat nesër do të rriten edhe më një ose dy gradë, të premten termometri në Tiranë pritet të shënojë plot temperaturën record të javës, atë 37 gradë Celsius dhe po e njëjta temperature pritet të shënohet dhe në Durrës. Të shtunën pritet që moti të freskohet me 3-4 gradë më pak, per te arritur ne nivelin e dites se sotme.
Mjekët këshillojnë
Temepraturat e larta që kanë përfshirë vendin riskojnë fëmijët dhe moshat e treta. Mjekët këshillojnë që të evitohen daljet në orët e pikut, të konsumohen sa më shumë lëngje dhe të tregohet kujdes me higjenën e ushqimeve. Më të rrezikuarit janë fëmijët dhe të moshuarit
Vapa e tepërt mund t"iu shkaktojë shumë çrregullime në organizëm dhe t"iu provokojë një sërë sëmundjesh, duke filluar nga ato më të lehta, deri tek sëmundjet më të rëndat. Sipas specialistëve pediatër, rritja e temperaturave ka shkaktuar probleme të ndryshme tek fëmijët dhe kryesisht, rrahje të shpeshta të zemrës. Mjekët këshillojnë evitimin e qëndrimit jashtë gjatë orëve të nxehta të mesditës e sidomos gjatë sezonit të plazhit.
Të gjitha nënat duhet të kenë kujdes kur t"u japin fëmijëve prodhime me bazë qumështin, pasi këto prodhime nëse nuk janë të kontrolluar, mund t"i shkaktojnë shumë dëme organizmit të një fëmije. Gjatë orëve të nxehta të drekës, fëmijët nuk duhet të dalin jashtë ambienteve të mbyllura dhe këto ambiente duhet të jenë sa më të freskëta. Gjithashtu, kujdes të veçantë duhet të bëhen nga frutat dhe perimet e palara, pasi mikrobet e tyre mund të kenë pasoja të rënda për fëmijët. Në këtë stinë të nxehtë, fëmijët duhet të konsumojnë sa më shumë lëngje, ujë dhe ushqime të lëngshme. Majde këshillohet dhe veshja me ngjyra të celëta e të hapura duke përjaahtuar ngjyrat e errëta.
Mjekët rekomandojnë këshilla për t"u ruajtur nga temperaturat e larta edhe për të moshuarit. Të bëhen shëtitje në ajër të pastër dhe në vende me gjelbërim në periudhën më të freskët të ditës. Të përdoren kapele për të mbrojtur kokën dhe qafën. Të përdoret dietë ushqimore me zarzavate të përpunuar mirë termikisht (të gatuara me vaj misri ose ulliri). Të evitohet përdorimi i yndyrave shtazore (gjalpë, dhjamë) dhe kripës së tepërt. Të përdoren lëngje (ujë higjenikisht i pastër, lëngje frutash të freskëta, supa). Për të moshuarit nuk rekomandohen banjo dielli, por frekuentimi i vendeve malore si dhe të eliminojnë udhëtimet e gjata.
Shmangia nga dielli rekomandohet për të shmangur pikerisht goditjet nga dielli.Kjo është gjendja më e rëndë që mund të shfaqet dhe përbën një rast urgjent. Kjo ndodh kur aftësitë fiziologjike, të termorregullimit nuk përballojnë rritjen e madhe të temperaturës trupore. Në këto kushte mund të ndodh që organizmi të mos reagojë dhe të çojë deri humbje të vetëdijes dhe probleme më serioze për jetën. Ndaj mjekët këshillojnë që të mbrohet koka me kapele si dhe të evitohen qëndrime për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit, sidomos në orët e nxehta të ditës.
Për plazhistët
Për ata që frekuentojnë plazhet keshillohet te ekspozohen gradualisht ne diell , te perdoren kremra mbrojtes per lekuren , te qendrohet nen cadra dhe te konsumohen sa me shume lengje, si dhe te evitohet qëndrimi për një kohë të gjatë në ambiente me temperaturë të lartë dhe lagështirë të madhe. Evitimi i qendrimit në plazh dhe në rrezet e diellit në intervalin mes orës 11.00 dhe 17.00.
(DanielaBonollari/BalkanWeb)