E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i shefave në QSUT, gjykata rrëzon urdhrin e Halim Kosovës

spitali,-qsutTiranë- Pas padisë së ish-drejtorit të politikave në QSUT dhe disa shefave të shërbimit, Gjykata e Tiranës ka vendosur sot pezullimin e urdhrit të ministrit të Shëndetësisë Halim Kosova për shefat e shërbimit në Qendrën Spitalor Universitare Nënë Tereza.

Orjon Glozheni, Ilir Tasho dhe Samir Cinoimeri paditën ministrin Kosova pasi ky i fundit urdhëroi rikthimin e organizimit të shërbimeve dhe shefat e tyre sipas strukturës dhe pozicioneve te mëparshme. Kosova riktheu në detyre 52 shefa sherbimi duke sjellë një situate kaosi në QSUT

Ndërsa më parë, ish-ministri Vangjel Tavo pas një vendimi qeverie kishte urdhëruar reduktimin e numrit të shefave në 16. Gjykata e Tiranës, kërkon zbatimin e vendimit dhënë nga ish-ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo. Ndërkaq që Kosova ende është në proces gjyqësor me të njëjtin objekt me Pëllumb Pipero, shef i shërbimit infektiv në QSUT.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›