Lulzim Basha, Qytetar Nderi i Komunës së Prishtinës
Prishtinë- Qytetar Nderi i Komunës së Prishtinës është titulli që Prishtina i ka dhënë sot kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Në një Akademi solemne të organizuar nga Komuna e qytetit, Basha është pritur nga kryetari i komunës, Isa Mustafa.
Më herët Basha ka vendosur një kurorë me lule në varrin e ish- presidentit Ibrahim Rugova dhe në bustin e Dëshmorit të Kombit, Zahir Pajaziti.
Sipas ‘Koha Ditore’, është zgjedhur pikërisht 11 qershori, Dita e Çlirimit të Prishtinës për të dhënë këtë titull.
Basha gjatë fjalës së tij falenderoi autoritetet kosovare për këtë titull.