Berisha: 600 mije ha pyje e 1,2 miliarde leke taksa, vendoreve
Kryeministri Berisha, ne mbledhjen e djeshme te qeverise, theksoi se procesi i transferimit te pronave po ecen me shpejtesi ne kuadrin e decentralizimit dhe do te kompletohet brenda nje kohe te shkurter. Kreu i qeverise nuk kurseu ne kete mbledhje edhe levdatat ndaj ministrave te tij, ne lidhje me kete proces, i cili, sipas tij, po ecen me shpejtesi.
“Ne teresi po permbushni detyren qe moret dhe me kete proces kthehen te komunat dhe bashkite e vendit mbi 600 mije ha pyje dhe kullota, te cilat perbejne nje pasuri te madhe per njesite e qeverisjes vendore dhe perbejne nje potencial te madh zhvillimor”, deklaroi Berisha, duke shtuar se nga ministrat eshte bere nje pune serioze, ndonese ka qene teper voluminoze. Po dje, Kryeministri theksoi se, ne saje te nje pune te perbashket te bashkive dhe qeverise, lidhur me taksat, do te thellohet edhe me tej procesi i decentralizmit fiskal.
“Si rezultat i ketij procesi, ne iu kalojme taksa qeverive vendore, te pakten 1,2 miliarde leke te tjera dhe gjykoj se edhe ky eshte nje zhvillim shume pozitiv, qe rrit kapacitetin investues te njesive te qeverisjes vendore”, premtoi Berisha. Nga ana tjeter, kreu i qeverise foli edhe per procesin e dekoncentrimit, proces i cili pritet te rris kompetencat e prefekturave ne te gjithe vendin, duke ja hequr keto kompetenca ministrive. Nje projekt i kahershem ky i Kryeministrit, i cili ka qene gjithnje ne funksion te rritjes se kompetencave te perfaqesuesve te tij ekzekutiv neper 12 qarqet e vendit, qe jo rralle here kane sjelle perplasje me njesite vendore.
F.M