Shkarkohet kryekomunari i Kasharit
Qeveria dje mori vendimin per shkarkimin nga detyra te kryetarit te komunes se Kasharit, Alfred Sulaj, per shkak te shkeljeve te renda ligjore qe ka kryer Sulaj gjate ushtrimit te detyres se tij. Ne relacionin qe shoqeron kete vendim, theksohet se shkarkimi ka ardhur per nje sere shkeljesh te bera nga ana e kryekomunarit. Keshtu theksohet se ndarja e tokes bujqesore banoreve te fshatrave te komunes Kashar dhe pronareve te vjeter, nga ish- kooperativat dhe ndermarrjet bujqesore nuk eshte kryer si proces i rregullt. Po keshtu, sipas relacionit, qe shoqeron kete vendim, theksohet se rezulton qe Sulaj ka nenshkruar akte me cilesine e kryeplakut per nje fshat tjeter. Gjithashtu, theksohet se me cilesine e kryetarit te komunes, ai ka pergatitur akte duke pajisur me pronesi ne menyre te paligjshme disa shtetas. Ne draft theksohet se kryekomunari i Kasharit, duke iu referuar vendimit te gjykates ka kryer veprat penale te “falsifikimit te dokumenteve”, duke qene ne kete menyre dhe perballe drejtesise per te paguar per krimet e kryera.