E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: “Politika” e Beogradit shpifje raciste

“Pretendimet e 'Politikës', që është zëdhënëse e ultranacionalizmit serb dhe avokate e gjenocidit serb në Bosnje dhe Kosovë, nuk janë asgjë tjetër, pos shpifje raciste”, ka thënë Berisha për agjencinë e lajmeve AFP.

Gazeta "Politika" e Beogradit ka shkruar sot se “Berisha ka qenë një nga tregtarët kryesorë me armë në kohën e luftës në Kosovë, ndërsa shtëpia e tij në Tropojë ka qenë qendër për blerjen e armatimit”.

Siç pohon kjo gazetë, emri i Berishës përmendet nga katër dëshmitarë në dokumentet e Prokorurisë serbe për Krime të Luftës.

Berisha, raportet e "Politikës" i ka lidhur me “histerinë anti-shqiptare të udhëhequr nga Dik Marti“, të cilin e ka quajtur "një racist, që pa asnjë provë, është duke u përpjekur të hedhë baltë në luftën e shqiptarëve të Kosovës”.

“Forma, në të cilën janë bërë akuzat, vetëm mund të më nderojë”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, për të shtuar se “shpifjet që 'Politika' e Beogradit dhe Dik Marti janë duke propaganduar sërish … dëshmojnë racizmin, verbërinë e tyre dhe zhgënjimin e madh të tyre me çlirimin e një populli”.

Në intervistën për AFP-në, kryeministri Berisha ka vënë në pah se Shqipëria “do të jetë e hapur për çfarëdo hetimi që ndërlidhet me lufëtn në Kosovë dhe rastet tjera” nga ana e EULEX-it dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës./Rel/Start/

                                                                                             2010-12-27 17:56
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›