Berisha: 90% e bregdetit po pret investitore per t'u zhvilluar
Kryeministri Berisha ka shfrytezuar Samitin e Lidereve te Ballkanit me teme "Nje vizion per nje te ardhme te perbashket", te mbajtur ne Nju Jork, per t'ju bere ftese te gjithe biznesmeneve qe te vijne dhe te investojne ne Shqiperi, pasi vendi yne ofron kushtet me te mira. "Vendi ka nje potencial shume te madh turistik per t'u zhvilluar. Ne vitin 2004, vendi im priti gjithsej 350 mije turiste dhe vizitore. Ne vitin 2010, ky numer shkoi ne 3.5 milione. Keto jane vetem hapat e pare, sepse 90 perqind e bregdetit tone po pret per investitore per t'u zhvilluar" eshte shprehur Berisha. Aseti me i madh i vendit tim", eshte shprehur kryeministri, "eshte rinia, absolutisht, rinia qe me energjine, me vizionin dhe imagjinaten e saj, do ta beje vendin shqiponjen e Evropes. Shqiperia eshte nje Norvegji e vogel ne rajon. Eshte nje vend plot me ujera. Nje vend qe do te ndertoje me shume se 450 hidrocentrale. Shqiperia mund te behet nje eksportues shume i rendesishem i energjise se blerte ne rajon dhe po behet nje i tille", tha kryeministri. Me tej, ai sqaroi se Shqiperia ka bere, po ben dhe do te beje me te miren, per te krijuar klimen me miqesore, mjedisin me te mire per bizneset dhe tregtine. Fakt eshte qe rajoni tani ka nje dinamizem te madh ne shkembime, investime. Ne nje hark te shkurter kohor, prej vitit 2005 deri ne vitin 2010, investimet turke ne Shqiperi jane rritur kater here. Ne takimet e shpeshta me Kryeministrin Erdogan, ne kemi planifikuar te mbeshtesim biznesin dhe bashkepunimin e biznesit. Kater vjet me pare, Kryeministri Erdogan me propozoi marreveshjen e tregtise se lire dhe une rashe dakord me te. Ne vendin tim, disa njerez me thoshin se do te perballesha me veshtiresi te medha me kete marreveshje. Une u thashe jo, padyshim do ta ratifikojme dhe ndodhi qe e ratifikuam perpara parlamentit turk. Cilat ishin rezultatet? Absolutisht, nje histori e qarte kristal win-win. Investime nga vende te tjera ballkanike po vijne" eshte shprehur kreu i qeverise gjate fjales se tij ne kete samit. Duke informuar ne lidhje me potencialet qe ofron Shqiperia per biznesin, kryeministri tha se, Shqiperia eshte vendi me barren me te ulet fiskale ne Europe. "Takse e sheshte 10 perqind, hoqem me dhjetera e dhjetera lloje taksash, po punojme shume per te hequr pengesat burokratike. Ne fakt, ne ndryshuam krejtesisht klimen e biznesit. Ne krizen me te keqe evropiane dhe nje nga me te keqijat ne bote, investimet e huaja direkte ne vendin tim, per periudhen 2006-2010, u rriten rreth 316 perqind. Eksportet shqiptare u rriten 300 perqind"- tha Berisha. Duke u ndalur tek Samiti, kryeministri tha: "Nje takim i tille i madh shpresoj qe se shpejti do te zere vend tek te gjithe ju, ne secilin prej vendeve tane, si lajmetar i te ardhmes se madhe te rajonit. Por vete fakti qe ju keni theksuar tregjet, bizneset, si berthamen e organizates suaj, eshte gjithashtu shume frymezues. Nuk ka demokraci funksionale pa nje ekonomi tregu funksionale".