E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mallakaster/ Arrestohet 53 vjecari qe akuzohet per vrasjen e babait te tij

Perfundon ne pranga 53 vjecari nga fshati Bejar i rrethit Mallakastër pasi akuzohet për vrasjen e babait të tij.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes në vendin e quajtur “Lugina e fshatit Ninsh ” në Komunën Fratar, ku 53 vjecari Shefqet Pashai, ka vrarë me mjete të forta, babain e tij Selman Pashai, 77- vjeç.

Nga shërbimet e Policisë, vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›