"Meta", Prokuroria pa prova origjinale
Rrezimi i kerkeses nga ana e Gjykates se Larte per heqjen e tri eksperteve shqiptare qe do te kryejne ekspertizen e videos Meta-Prifti, detyruan prokuroret te kerkonin heqjen nga ekspertimi te ores dhe videos duke shenuar keshtu nje skandal. Por edhe kjo kerkese eshte rrezuar dje nga trupi gjykues i Gjykates se Larte, te cilet vendosen ekspertimin e ores dhe videos. Ekspertiza eshte caktuar me date 24 tetor, duke lene keshtu edhe nje muaj kohe. Gjykata vendosi qe riekspertimi te behet nen mbikeqyrjen e prokuroreve. Avokati i Ilir Metes, Gezim Veleshnja, menjehere pas vendimit tha se "I gjithe ky proces tregon se eshte e gjitha nje loje politike, ky proces eshte i montuar dhe mungesa e proves origjinale, e ben kete proces te parregullt ligjerisht. Ne presim vendimin e eksperteve".
Kerkesa
Gjate seances se djeshme, Gjykata e Larte rrezoi kerkesen e prokuroreve per te perjashtuar nga hetimi i ceshtjes te tre ekspertet shqiptare. Ekspertet Arian Pollo, Artur Rrahmani dhe Ermal Beqiri do te kryejne ekspertizen e videos, dhe per ta gjykata caktoi 18 detyra, njera prej te cilave eshte ekspertimi i ores, kur Dritan Prifti regjistroi videon. Prokuroria pretendoi se tre ekspertet shqiptare nuk zoterojne njohurite e posacme dhe kushtet tekniko-shkencore per te kryer akt ekspertimin, por gjykata e cmoi te pabazuar kerkesen e prokurorise. Nderkohe qe pas rrezimit te kesaj kerkese, prokuroria vijoi me nje tjeter kerkese qe sipas avokatit te Metes, nxori ne pah lojen politike te ketij procesi. Prokuroria kerkoi heqjen nga ekspertimi te ores kur eshte regjistruar videoja, por edhe kjo kerkese u rrezua nga Gjykata. Ishte kjo ore e cila me kerkese te prokurorise shqiptare, u dergua per ekspertize nderkombetare, dhe ne baze te se ciles, prokuroria shqiptare kerkoi heqjen e imunitetit te Ilir Metes. Ora e pergjimit eshte e vetmja prove qe mund te vertetonte nese Ilir Meta ishte perfshire ose jo, ne ate qe Dritan Prifti e denoncoi si skandal korrupsioni. Ekspertiza ndaj saj nxori ne shesh edhe faktin qe me te qe regjistruar edhe nje bisede e Priftit me ish-zv.Ministrin Leronard Beqiri per nje afere korruptive prej 50 mije eurosh, e cila me pas ne menyre amatoreske qe fshire nga vete Prifti.
Avokati
Ne deklaraten e tij pas seances gjyqesore, avokati i Ilir Metes, theksoi se seanca e djeshme konfirmoi faktin se prokuroria ne menyre abuzive ka ndikuar ne marrjen e vendimit nga ana e Kuvendit te Shqiperise per heqjen e imunitetit te Metes. "Prokuroria ka dezinformuar publikun dhe deputetet e Kuvendit te Shqiperise, kur ka deklaruar ne kerkesen e tyre se disponon filmimin origjinal, oren pergjuese. Mungesa e proves origjinale materiale, ne veshtrim te dispozitave te Kodit te Procedures Penale, po edhe praktikave gjyqesore te vendit tone dhe vendeve te tjera, e bejne kete proces te parregullt ligjerisht" u shpreh dje avokati Gezim Veleshnja, duke shtuar se filmimi, i cili gjendet ne objekte te tjera jashte proves origjinale materiale, nuk mund te perdoret me fuqi provuese ne nje proces te rregullt gjyqesor.