PS, pakt me 10 kushte ne kembim te votave
Pakt per Shqiperine si gjithe Evropa. Keshtu quhet paketa me dhjete pika, qe Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama propozoi dje si zgjidhja e vetme per mazhorancen, per te pranuar ne rast se kerkon te bashkepunoje me opoziten dhe do votat e saj ne Parlament per nje Shqiperi Evropiane. Te shtjelluara ne dhjete pika, qe gazeta "Koha Jone" i boton te plota, kreu socialist kerkon ndryshimin e rregullave te bashkejeteses ne Kuvend dhe madje ngritjen e nje komisioni ad-hoc per te miratuar brenda muajit dhjetor reformen institucionale te parlamentit, bazuar ne te gjitha defektet e evidentuara nga Komisioni Evropian dhe me asistencen teknike te OSBE-se. Po keshtu, kreu socialist propozon te vendoset me marreveshje dy-paleshe, perfundimin e Reformes Zgjedhore brenda marsit te vitit 2012 bazuar ne te gjitha rekomandimet e dy raporteve te fundit te OSBE/ODHIR-it duke rene dakord se cdo propozim i Partise Socialiste per Kodin e ri Zgjedhor qe merr driten jeshile te ODHIR-it dhe/ose Komisionit te Venecias, pasi gjendet ne perputhje me standardet nderkombetare miratohet me konsensus, si edhe te perfshijme ne procesin e kesaj reforme nje ekspert me pervoje te sugjeruar nga ODIHR-i. "Ja cfare propozoj publikisht lidhur me kete aspekt qe te mos kete as keqkuptime dashamiresish te Shqiperise, as spekulime te qellimshme, dhe fryma evropiane te karakterizoje te gjithe procesin politik per ta pershpejtuar rrugen e Evropes e per t'i dhene nje shans te fundit para 12 tetorit mundesise se marrjes se statusit te kandidatit per Shqiperine: Nje pakt per Shqiperine si gjithe Evropa", tha Rama. Sipas tij, kjo eshte e vetmja zgjidhje, ne kushtet kur perseri, nje deshtim i dyte per Shqiperine po troket fatalisht ne dere, dhe kur perseri e perseri qeveria po tregon se nuk do qe ta kuptoje c'eshte integrimi evropian, sepse nuk eshte e interesuar sipas tij per statusin e kandidatit per anetaresim ne Bashkimin Evropian. "Ftoj Grupin Parlamentar te paraqese ne Kuvend me shkrim vizionin tone per procesin e nevojshem per miratimin e ligjeve qe kerkojne konsensus, si edhe te angazhohet pa asnje rezerve per nje proces konsensual mbi nje vizion te perbashket integrues. Paraprakisht dua te nenvizoj se ne kemi bere gjithe sa na takon per te krijuar kushtet qe kerkon procesi dhe adresuar ato prioritete, ku rolin tone s'mund ta luaje askush tjeter per ne", shtoi Rama. Ai beri te qarte se nuk behet pa opoziten as Reforma Zgjedhore e askush s'mund ta beje pjesen e socialisteve, ne vend te tyre, ne tryezen e asaj reforme. "Prandaj edhe ishim te paret qe caktuam perfaqesuesit tane per te shkruar me palen tjeter metodologjine e procesit. Nuk habitem qe paturpesisht thuhet nga Saliu e nga spikerja, qe s'ka marre pergjigje letra e kryetarit te Grupit te tyre Parlamentar per kete reforme, por informoj publikun se dy perfaqesuesit tane po dialogojne me dy perfaqesuesit e tyre per nje marreveshje parimesh mbi te cilat do te filloje punen Komisioni Parlamentar i Reformes Zgjedhore", tha kreu socialist.
Ja 10 kushtet e PS-se per te dhene votat ne Kuvend
1. Te votojme konsensualisht rregullat e bashkejeteses ne sallen e Kuvendit te Shqiperise.
2. Te ngreme menjehere nje komision te perbashket parlamentar ad-hoc per te miratuar brenda muajit dhjetor, reformen institucionale te parlamentit bazuar ne te gjitha defektet e evidentuara nga Komisioni Evopian dhe me asistencen teknike te OSBE-se.
3. Te vendosim me marreveshje dy-paleshe perfundimin e Reformes Zgjedhore brenda marsit te vitit 2012 bazuar ne te gjitha rekomandimet e dy raporteve te fundit te OSBE/ODHIR-it duke rene dakord se cdo propozim i Partise Socialiste per Kodin e ri Zgjedhor qe merr driten jeshile te ODHIR-it dhe/ose Komisionit te Venecias, pasi gjendet ne perputhje me standardet nderkombetare, miratohet me konsensus, si edhe te perfshijme ne procesin e kesaj reforme nje ekspert me pervoje te sugjeruar nga ODIHR-i.
4. Te adresojme me nje proces konsensualisht te dakordesuar zgjedhjen e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise, ku opozita s'ka asnje pretendim tjeter pervec njohjes te se drejtes se saj per te propozuar 3 nga 9 anetaret e rinj te ketij keshilli dhe te votojme konsensualisht kandidatin e perzgjedhur, ne baze te Kushtetutes nga Presidenti i Republikes per detyren e Guvernatorit te ri te Bankes se Shqiperise.
5. Te zgjedhim konsensualisht Kryetarin e Kontrollit te Larte te Shtetit ne baze te propozimit te Presidentit te Republikes dhe t'i ofrojme paraprakisht presidentit nje profil te parapelqyer jo si emer po si stature publike, duke perjashtuar cdo kandidature qe vjen nga dy partite e medha apo ka qene ndonjehere anetar i njeres prej tyre.
6. Te zgjedhim konsensualisht Avokatin e Popullit duke votuar bashkerisht per nje figure publike qe nuk ka milituar ne radhet e dy partive te medha.
7. Te ngarkojme Komisionin e Ligjeve qe brenda ketij sesioni te legjislatures te trajtoje ne bashkepunim me nje grup ad-hoc konstitucionalistesh, si edhe me grupe ekspertesh vendas e te ftuar nga Bashkimi Evropian, ku duhet te perfshihen ne nje proces te hapur e plotesisht transparent per publikun, edhe te gjitha grupet perkatese te interesit, cdo ceshtje qe lidhet me ligjet qe kerkojne 3/5-at e votave te Kuvendit, qofte ato qe jane adresuar aktualisht e qofte ato qe opozita do te kerkoje te adresohen per rrugen evropiane te Shqiperise. Mbi kete baze, te japim dakordesine se do te votojme cdo produkt te ketij procesi, i cili duhet te administrohet me te njejtat parime te vlefshme per procesin e reformes zgjedhore: Bashkedrejtim, konsensus per cdo ceshtje e nen, mbeshtetur mbi kriterin themelor te perputhjes se legjislacionit tone me standardet evropiane dhe me moto pune rekomandimin e Bashkimit Evropian se "Qeveria bashke me opoziten kane pergjegjesine qe, ne menyre transparente dhe ne respekt te plote te Kushtetutes, te gjejne zgjidhjet e nevojshme ne rrugen e vendit drejt integrimit ne BE".
8. Te biem dakord se kufizimi i imunitetit parlamentar nuk mund te jete vazhde e praktikes se gabuar pa konsultime publike dhe as asistence nderkombetare te mirefillte qe u ndoq nga te dy partite e medha ne momentin e ndryshimeve kushtetuese dhe te hapim nje tryeze per rishikimin e Kushtetutes, ku te perfshijme Komisionin e Venecias, qofte per kufizimin e imunitetit parlamentar, qofte per nderhyrjet ne kushtetute qe lidhen me disa nga draftet e sotme te paraqitura nga qeveria ne kerkim te 3/5-tave, dhe qofte ato ceshtje me interes kombetar e publik qe meritojne te rishikohen edhe nje here ne transparence te plote me publikun.
9. T'i drejtohemi Prokurores se Pergjithshme te Republikes me nje leter te firmosur nga kryetaret e te gjitha partive parlamentare dhe nga te gjithe deputetet per dy ceshtje me interes kombetar e publik. Se pari, per zbardhjen e plote te tragjedise se 21 janarit, duke ofruar mbeshtetje te plote politike dhe nje pakt mos-sulmimi verbal as ndaj institucionit, as ndaj personit te kryeprokurores, deri ne diten e fundit te mandatit te saj, duke dhene disponibilitetin e plote per t'u marre ne pyetje nga organi akuzes te cilitdo prej nenshkruesve te letres, duke garantuar mosmarrjen nen mbrojtje politike te askujt qe perfshihet ne hetim. Se dyti, te therrase te gjithe personat me imunitet parlamentar ose me detyra te tjera shteterore qe kane rezultuar te perzier, me ose pa te drejte, me boten e krimit apo te korrupsionit nen driten e publikimit te kabllogrameve te diplomacise me te fuqishme te botes dhe te kerkoje heqjen e imunitetit nga parlamenti te cdokujt qe organi i akuzes vlereson se duhet t'i nenshtrohet hetimeve te plota.
10. Te balancojme me konsensus Bordin e Televizionit Publik Shqiptar dhe te zgjedhim nje drejtues qe garanton paanshmerine e informimit te publikut ne ate ekran qe paguhet nga qytetaret socialiste e demokrate. Te balancojme po njesoj Keshillin Kombetar te Radiove e Televizioneve dhe te votojme me konsensus ligjin e mediave duke adoptuar te gjitha rekomandimet e bera nga partneret nderkombetare e posacerisht OSBE-ja, per t'i dhene fund gjithashtu te gjitha presioneve mbi median private elektronike e te shkruar duke filluar nga televizioni kombetar Top Channel, si edhe praktikes se reklamave qeveritare paraelektorale.