E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Ademit Rekordi Europian arritje e madhe

Rezultatet e arritura nga ekipit i peshëngritjes në Antalia janë përshëndetur nga Kryeministri, Sali Berisha. Kështu, përmes një mesazhi dërguar Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi, kreu i qeverisë shqiptare shprehu urimet më të përzemërta për Erkand Qerimajn si dhe për të gjithë ekipin për suksesin e arritur, duke e cilësuar rekordin evropian të shënuar si një arritje madhore për gjithë sportin shqiptar.

"Zoti Esat, urimet më të përzemërta për ty dhe Erkandin dhe të gjithë ekipin për suksesin e shkëlqyer që arritet. Rekordi europian që shënuat është arritje madhore për ju, Erkandin dhe peshngritjen e sportin shqiptar. Ju lumtë dhe gjithmonë suksese”,- citohej në mesazhin e Kryeministrit Berisha.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›