Mesazhi elektoral shokues

Trafikantë droge, policë të korruptuar dhe hajdutë. Lënë mënjanë moshën e tyre dhe marrin në dorë pistoleta, cigare, para. Këta janë fëmijët e një videoje shokuese që ka ndezur një debat të ashpër në Meksikë në prag të zgjedhjeve presidenciale të parashikuara për muajin korrik.
Filmimi i shkurtër i ideuar nga organizata Meksika jonë e së ardhmes, ka përdorur fëmijë aktorë që interpretojnë skena të dhunshme për të denoncuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi. Fëmijët thërasin në emër të gjithë kandidatët presidencialë, duke iu kërkuar që të mos punojnë më për partitë por për fëmijët. Duke përfunduar me fjalët se Meksika ka prekur fundin.
Videoja ka kaluar më shumë se 2 milion klikime në youtube. Parlamentarë dhe organizata për mbrojtjen e fëmijëve kanë kritikuar ashpër filmimin, dhe i kanë kërkuar autoriteteve që ta heqin nga qarkullimi. Ndërsa politikanët që edhe përmenden në filmim, në mënyrë diplomatike e kanë mbështetur mesazhin që transmeton video.