E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Administrata e lirë të bëjë fushatë, hyre në bejetë vdiq në betejë

TIRANE- Kryeministri Berisha deklaron se punonjësit e administratës kanë të drejtë të bëjnë fushatë dhe i këkon Ramës të mos fyejë. Ai i referohet sulmeve të Ramës i cili deklaron se Berisha ka mbushur bastionet e socialistëve me robër

“Zoti Rama thotë se ata që vijnë në fushatën e Berishës janë robër. Unë i them zotërisë se duhet ta mbajë zemërimin e e nervozizmit. Ke hyrë në beteje vdiq në betejë mos bëj fyerje kolektive. Ta mësosh se punonjësit e kësaj administrate nuk janë robotë por janë qenie shoqërore politike. sa kohë të votohet Sali Berisha ata do të dalin në sheshe me cilën forcë politike që ata duan. Ata kanë të gjithë drejtat politike veç ushtrisë, SHISH e policisë. Të gjithë të tjertët jeni të ftuar të ushtroni vullnetin tuaj të mbroni në fushatë elektorale pikëpamjen që besoni.

Ndaj i detyruar zotëri nëse shkon në Gjirokastër, dhe fyen punonjësit e i fyen duke i quajtur robër, një mesazh më erdhi mua dhe më thoshte zoti kryeministër, unë mund ti them se jemi njerëz të lirë ai është rob i të shkuarës së tij. Ju ftoj ti injorojmë sharjet akuzat e trillimet e të vazhdojmë me vepra si kjo” - tha kryeministri i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të nënstacionit elektrik të OST-së, 220 kv në Bradashesh të Elbasanit

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›