E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Administrata te refuzoje imponimin partiak

Kryeministri Sali Berisha, sot në mbledhjen e qeverisë është distancuar nga çdo imponim i mundshëm që i është bërë punonjësve të administratës për t’ju imponuar në mënyrë partiake. Kreu i qeverisë ka deklaruar se zgjedhjet kanë rëndësi dhe prioritet absolut për zgjedhjet, por nga ana tjetër ka kërkuar që ato të zhvillohen me standarde që kërkon BE-ja.

“Duhet të zbatohet me korrektësi ligji zgjedhor.|”, ka deklaruar kryeministri. Me tej ai iu bëri thirrje punonjësve të administratës të refuzojnë çdo imponim politik. “Punonjësit e administratës publike duhet të shprehnim mbështetjen e tyre për kandidatin që duan dhe askush të mos iu imponojë atyre bindjen apo detyrim partia. Unë i bëj thirrje të gjithë institucioneve të mos bëjnë as një lloj presioni për fushatën zgjedhore”, tha Kryeministri në fjalën e tij.

***
Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët. Sot iu inaugurua fillimi i punimeve të rrugës Tiranë-Elbasan. Është një rast i veçantë për mua ndaj të gjithë atyre që bënë ët mundur fillimin e punimeve.

Rruga Tiranë-Elbasan përbën segmentin më të rëndësishëm pas rrugës së Kombit. Dua të falënderoj ministrinë e Punëve Publike, ministrin Olldashi dhe punonjësit që po menaxhojnë një proces të reformimi epokal

Më pas ia ka ftuar edhe shefin e opozitës të mbështesë këtë vepror të rëndësishme infrastrukturore. “Ftoj Ramën të shkrijë grupin anti-tunel. “, tha Berisha në mbledhjen e qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›