Nishani Duhet te garantojme siguri qytetareve gjate ushtrimit te votes
Në takimet që zhvilloi sot me drejtuesit e strukturave policore të qarqeve Shkodër dhe Lezhë, Ministri i Brendshëm Z. Bujar Nishani theksoi që krahas ushtrimit të përgjegjësive të përcaktuara në ligj për procesin zgjedhor, punonjësit e policisë duhet edhe të dëshmojnë përgjegjshmëri në kryerjen e detyrës së tyre.
-Gjithsecili prej punonjësve të policisë të jetë i qartë për detyrat që ka, duhet të ketë përgjëgjësi për veprimtarinë e tij, e po kështu të jetë i përgjegjshëm për veprimet që kryen duke njohur mirë kufirin përtej të cilit nuk duhet të ndërhyjë.
Ministri Nishani nënvizoi si detyrë parësore për Policinë e Shtetit garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe të një klime të sigurtë që të gjithë qytetarët të ushtrojnë lirisht e të qetë të drejtën e votës.
-Partitë politike bëjnë garën e tyre. Për ju udhëheqës është ligji dhe rregullorja. Duhet të garantojmë që qytetarët shqiptarë, pavarësisht bindjeve të tyre politike të ndihen në një ambjent të sigurtë për ushtrimin e të drejtës së votës,-deklaroi Ministri Nishani.
Në takimet e zhvilluara në Shkodër dhe Lezhë, Ministri Nishani vlerësoi edhe arritjet e strukturave policore në luftë kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe kultivimit të bimëve narkotike.
Ministri Nishani vlerësoi gjithashtu edhe kontributin e Policisë së Shtetit në përballimin e situatave të vështira natyrore në këto dy qarqe.
-Punonjësit e Policisë së Shtetit duhet të ndihen edhe më shumë të motivuar nga mirënjohja, besimi dhe vlerësimi i qytetarëve dhe i opinionit publik për rezultatet e arritura, për sfidat e përballuara, për kontributin e dhënë. Ju përfaqësoni kredibilitetin e shtetit dhe sa më shumë të forconi këtë kredibilitet aq më shumë keni dhënë kontribut për veten dhe bashkëqytetarët tuaj,-tha Ministri Nishani.
Në këto takime Ministri i Brendshëm Z. Bujar Nishani u shoqërua nga Zv.ministri Z. Avenir Peka dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z. Hysni Burgaj.