E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ahmedinexhadi një Hitler që kërcënon paqen

Tiranë- Kryeministri i vendit Sali Berisha në një pronocim për shtyp ka dënuar sot ashpër deklaratën e fundit të Presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinexhad kundër ekzistencës së Izraelit, ndërkohë që ka theksuar se ai përbën një kërcënim real për paqen në Lindjen e Mesme, ndërsa e quan atë një pasardhës të Hitlerit, për mënyrën si i përçmon hebrenjtë.

“Me deklaraten e tij të fundit se nuk do ketë vend në Lindjen e Mesme për Izraelin, Presidenti i Iranit, Ahmedinaxhad dëshmon në mënyrë të përsëritur se ai ndan me Hitlerin dhe lejtenantët e tij qendrime dhe ideologji identike për hebrenjtë dhe kombin e tyre. Me këto qendrime, Ahmedinexhad dëshmon se ai dhe ideologjia e tij janë një kërcënim real madhor dhe në rritje për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën, thuhet në deklaratën e Berishës.

Berisha thekson më tej se, Deklaratat naziste e paranojake të Ahmedinexhad janë një thirrje e vërtetë për ndalimin me cdo kusht dhe mjet të programit nuklear të Iranit, si një ndër rreziqet më madhore të paqes botërore sot”.

/IDEA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›