Mirditë, zjarri kërcënon banesat. Banorët: Zjarrfikësit s`na ndihmojnë
Mirditë- Një situatë alarmante për shkak të një zjarri që ka përfshirë një fshat të thellë të Mirditës, të quajtur Kthell i Epërm, po kërcënon jetën dhe shtëpitë e banorëve të këtij fshati.
Një banore e kësaj zone ka telefonuar në Gazetën IDEA për të kërkuar ndihmë dhe denoncuar heshtjen e autoriteteve shtetërore përballë kësaj situate emergjente.
Zonjë që telefonoi në IDEA thotë se ka kontaktuar Shërbimin Zjarrfikësit në Mirditë dhe në Tiranë, por e vetmja përgjigje që ka marrë është se nuk kanë forca për të nisur atje, për shkak të terrenit mjaft të thyer të zonës.
Banorja thotë se zjarri është vetëm një kilometra larg zonës së banuar dhe shtëpisë së saj, ndërkohë që zjarri ka nisur që dje, por ende nuk ka patur asnjë ndërhyrje për shuarjen e tij.
Zonja i drejtohet Gazetës IDEA për ndihmë, ndërkohë që njofton se flakët po përparojnë më shpejtësi drejt shtëpisë së saj.
/IDEA/