E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ahmet Zogu, arkitekti i shtetit modern

Kryeministri Sali Berisha përuroi sot në qendër të qytetit të Burrelit, shtatoren e Mbretit Zogu i Parë. Në fjalën e tij Kryeministri Berisha e vlerësoi Ahmet Zogun si "burrin më të madh të kombit, arkitektin dhe themeluesin e shtetit modern të shqiptarëve". Kryeministri Berisha u shpreh gjithashtu në fjalën e tij se "vendosja e shtatores së tij në këtë shesh është nder i madh që ne i bëjmë mbarë kombit shqiptar. Pavarësia u shpall në Vlorë, ndërsa shteti modern i shqiptarëve nisi këtu në Mat me burrin më të madh të kombit, Ahmet Zogun".
Kryeministri tha se Ahmet Zogu, me kurajo dhe vizion të pashoq, ia doli të ndërtonte shtetin e ri shqiptar, mbi standardet e monarkive të avancuara evropiane. "Mbreti Zog, me përpjekje të mëdha konsolidoi pavarësinë e Shqipërisë dhe bëri që të marrin fund përpjekjet për ndarjen e mëtejshme të saj, duke u bërë simbol i pamposhtur i bashkimit të kombit shqiptar", vlerësoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›