Tiranë/ Vret me armë shokun, arrestohet

Një i ri është qëlluar me armë nga shoku i tij në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në një dyqan me pjesë këmbimi për makina në Laprakë ku Donald Buza ka plagosur me armë shokun e tij. Edvin Koçi është dërguar menjëherë në spital por fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë. Mendohet se shkaku i plagosjes të ketë qënë nga pakujdesia por policia e ndodhur në vendngjarje po bën të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.