E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkimi i tensionit të lartë, panik në Bajzë

SHKODËR - Linja e tensionit të lartë, Mali i i Zi - Shqiëri ka ngjallur panik tek banorët e fshatit Bajzë në Malësinë e Madhe, për shkak të gjëmimeve dhe shkëndijave që ato japin nga kontakti me pemët. Banorët, disa prej të cilëve që kanë lënë shtëpitë dhe po flenë për çadra tregojnë se "prej disa ditësh jetojnë me frikë nga shkarkesat elektrike". Prej katër ditësh këtu ndodhin gjëmime (si të bombës) dhe flakë zjarri mbi pemë e shtëpi", tregojnë banorët.

Edhe pse kanë bërë me dije në komunën Kastrat dhe nënpreketurën e Malësisë së Madhe, deri tani asnjë masë nuk është marrë për prerjen e degëve të pemëve apo ngritjen e linjave të energjisë në mënyrë që të mos krijojnë shkarkesa. Banorët kërkojnë që specialistët përkatës të vijnë e të inspektojnë zonën. Linjat janë tejet të ngarkuara dhe zhurma që shkaktohet nga tensioni i lartë dëgjohet lehtësisht në lagje.

Në rrëfimin e tyre, banorët e Bajzës thotë se çdo gjë pritet nga këto shkarkime elektrike, pasi linja që transmeton energjinë nga Shqipëria në Malin e Zi është shumë e fuqishme. Sipas banorëve kjo ndodh për shkak të linjës së interkonjiksionit të tensionit të lartë e cila kalon nëpër pemë dhe aty ndodh shkarkesa. Prekja e këtyre linjave nga degët e pemëve që nuk priten ka sjellë dhe problemin. Sipas banorëve, kjo linjë është e shumë e fuqishme dhe të dëmton po të jesh dhe 200 m larg. Ato ndihen të kërcënuar pasi shkarkime të tilla të cilat kanë qenë të shpeshta jo vetëm mund ti dëmtojnë ata dhe banesat e tyre por janë kërcënim edhe për zjarre masive në këtë stinë të nxehtë dhe me thatësirë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›