E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Ahmeti Shqiperia e angazhuar per anetaresimin e Maqedonise ne NATO

Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka nisur vizitën e tij njëditore në Maqedoni.

Në takimin me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Berisha përshëndeti mbylljen e rasteve të Hagës, avancimin e gjuhës shqipe.

Në takim janë diskutuar edhe zhvillimet aktuale në vend dhe rajon.

Në këtë drejtim kryeministri shqiptar premtoi angazhimin e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Ndërkohë lideri I BDI-së Ali Ahmeti e njoftoi kryeministrin Berisha me 100 ditëshin e parë të bashkëqeverisjes, duke shprehur I kënaqur nga arritjet e partisë së tij në qeverinë aktuale të Maqedonisë.

Kryeministri shqiptar në këto moment është duke u takuar me liderin e opozitës shqiptare PDSH-së Menduh Thaçi, ndërsa më pas do të takoj edhe liderin e LSDM-së, partisë maqedonase në opozitë Branko Cërvenkovski.

Pas përmbylljes së takimeve me liderët e partive politike kryeministri Berisha do të ketë takim sy më sy me homolobun e tij maqedonas Nikolla Gruevski, presidentin Gjorge Ivanov dhe kryeparlamentarin Trajko Veljanovki.

Në orët e pasdites kryeministri Berisha do të udhëtojë drejt Tetovës ku është paralajmëruar një pritje madhështore për kryeministrin shqiptar.

Berisha do të vizitojë edhe dy universitetet shqiptare atë Shtetëror të Tetovës dhe Univesritetin e Evropës Juglindore, ku nga Instituti për Demokraci dhe ZHvillim do ti ndahet cmimi për lidership.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›