E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentohet te vritet me arme i denuari qe kishte dale me leje nga burgu

Në Laç, tentohet të vritet me armë i dënuari që kishte dalë me leje nga burgu.

Jo më shumë se 50 m nga komisariati i Policisë së Laçit, një shtetas me makinë ka qëlluar me breshëri armësh kallash në drejtim të 30-vjeçarit Artur Suti, i cili u ka shpëtuar për mrekulli plumbave.

Autori pasi ka qëlluar me armë në drejtim të 30-vjeçarit , është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Nga të dhënat e policisë së Laçit mësohet se është zbuluar identiteti i autorit të kësaj ngjarje, por nuk jepen detaje për arsyen e zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›