E Diel, 1 Nëntor 2026

Asterodi “2005 YU 55” kaloi 322 mijë km pranë Tokës

SHBA - Një asteroid me madhësi sa një aeroplanbartës kaloi 322 mijë kilometra pranë Tokës, brenda orbitës së Hënës. Asteroidi “2005 YU 55”, që vlerësohet se e ka diametrin 400 metra, është më i madhi që i është afruar Tokës, që prej vitit 1976.

Mijëra astronomë profesionistë dhe amatorë ndoqën lëvizjen e tij me teleskop. Ekspertët bënë të ditur se asteroidi nuk paraqiti asnjë kërcënim as për Tokën e as për Hënën.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›