Berisha Aktet e izoluara nuk cenojne marredheniet
24/09/2010Marredheniet Shqiperi-Greqi
Kreu i qeverise shqiptare duke iu referuar ngjarjes se mesit te gushtit ne Himare ka vleresuar se akte te izoluara nuk mund te cenojne marredheniet e bashkepunimit mes Shqiperise dhe Greqise. Gjate nje takimi te vecante mes tij dhe homologut grek ne Nju-Jork kryeministrin Jorgos Papandreu eshte vene theksi jo vetem ne vijimin e bashkepunimit mes vendeve por dhe per forcimin e tyre duke lene menjane incidente te izoluara. Natyrisht akte te izoluara absolutisht te denueshme apo shperthime fanatike nuk shprehin as ndjenjat e pergjithshme qe ekzistojne por as te komprometojne marredheniet miqesore qe ekzistojne dhe do te ekzistojne midis dy vendeve - eshte shprehur pas takimit ne nje prononcim per shtyp kryeministri Berisha. Deklarata e shefi te ekzekutivit vjen pasi perfaqesues politike te minoritetit grek ne vendin tone politizuan ngjarjen e Himares duke e perkufizuar ate si vrasje me prapavije etnike. Por duket se keto pretendime u hodhen poshte dje nga kryeministri Berisha. Ne deklaraten e tij kreu i qeverise tha se falenderoi Papandreun dhe qeverine greke per mbeshtetjen qe i ka dhene dhe i jep Shqiperise ne procesin e liberalizimit te vizave ate te integrimit europian sikunder qeveria e meparshme ne procesin e integrimit ne NATO. Gjithashtu Berisha ka vleresuar edhe ndihmen financiare qe Athina zyrtare ka dhene per infrastrukturen e vendit nder te cilat me kryesore eshte rruga Konispol-Sarande si dhe permiresimin e kushteve te jeteses se emigranteve shqiptare ne Greqi. Mesohet se gjate ketij takimi Berisha ka ftuar kryeministrin Papandreu per nje vizite zyrtare ne Tirane.
Gjate dites se djeshme kryeministri Berisha pati nje takim te shkurter edhe me kryeministrin e Japonise Naoto Kan me te cilin biseduan mbi ndihmen qe vendi aziatik jep permes financimit te projekteve ne bujqesi shendetesi arsim infrastrukture etj. Berisha e ftoi kreun e qeverise se Tokios per nje vizite ne Shqiperine. Nga ana e tij Kan e garantoi se ne kohen me te pershtatshme do te vizitoje Shqiperine.
Integrimi ne BE
Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka ritheksuar mbeshtetjen ndaj planit per integrimin ne Bashkimin Europian te vendeve te Ballkanit Perendimor ku perfshihet edhe Shqiperia brenda vitit 2014. Gjate takimit te djeshem ne Nju-Jork mes kryeministrit Sali Berisha dhe kreut te qeverise se Greqise eshte biseduar mbi vendimmarrjen e institucioneve pergjegjese te BE-se per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare si dhe per procesin e integrimit te vendit ne BE. E falenderova shume per nismen e tij per Ballkanin Perendimor anetaresimin e tij ne Bashkimin Europian ne vitin 2014. Edhe ne qofte se kjo nisme mund tu duket e parakohshme vendeve te tjera anetare te BE-se kjo eshte nje thirrje e shkelqyer dhe e favorshme per vendet tona - ka thene shefi i ekzekutivit shqiptar pas takimit qe pati me homologun e tij grek. Berisha ka hedhur poshte zerat qe Athina zyrtare mund te shnderrohet ne nje pengese per integrimin europian te Shqiperise. Kryeministri Papandreu ka shprehur vendosmerine per ta mbeshtetur Shqiperine dhe per te vazhduar bashkepunimin e ngushte ne te gjitha fushat - ka theksuar Berisha. Projektin per integrimin e vendeve te Ballkanit Perendimor brenda vitit 2014 kryeministri Papandreu e ka parashtruar ne fillim te nentorit te vitit te kaluar gjate nje takimi zyrtar ne Bruksel. Objektiv simbolik por edhe te guximshem per anetaresimin e Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian deri ne vitin 2014 domethene 100 vjet pas fillimit te Luftes se Pare Boterore ne Sarajeve - ka thene Papandreu ne ate kohe.
SHBA-Shqiperi
Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton ka vleresuar rolin dhe kontributin e Shqiperise per paqen dhe sigurine ne rajon. Gjate nje takimi me ministrin e Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto Klinton ka konfirmuar se SHBA-te do te jene aktive ne procesin e promovimit te dialogut mes vendeve te Ballkanit Perendimor. Mesohet se Haxhinasto nga ana e tij ka theksuar gatishmerine e Shqiperise per bashkepunim konstruktiv mes vendeve te Ballkanit Perendimor. Ai ka kerkuar vazhdimin e angazhimit te qeverise amerikane ne procesin e bisedimeve qe qeveria e Kosoves do te vazhdoje me Serbine per ceshtje teknike vecanerisht tashme qe ceshtja e statusit eshte mbyllur perfundimisht.