E Shtunë, 31 Tetor 2026

I penduari Per Currin Pajen e Dishen perdorem nje arme

24/09/2010Polici i Durresit ne dy raporte sherbimi numra te ndryshem arme

Deshmitari Dy kosovaret kane fjetur ne hotelin tim

TIRANE- I penduari i bandes se Durresit Adriatik Coli ka permendur dje para gjykates se nje automatik i sekuestruar nga policia eshte perdorur ne dy ngjarje kriminale ku e para lidhet me vrasjen e shtetasve Vrion Curri Arjan Paja dhe plagosjen e Marsel Sotirit ndersa ngjarja e dyte ku eshte perdorur e njejta arme lidhet me vrasjen e shtetasit Dritan Disha. Kjo deklarate eshte bere nga Coli pas nje gabimi te kryer nga nje punonjes i policise se Durresit i cili dje deshmoi lidhur me administrimin si prove te nje automatiku qe sipas akuzes eshte perdorur ne ngjarjen kriminale te dates 13 tetor 1998 ku eshte vrare Vrion Curri Arjan Paja dhe plagosur Marsel Sotiri. Deshmitari Bajram Muka ka pohuar ne gjykate se armen e krimit ja kishin dorezuar disa femije te cilet e kishin gjetur ne kanal. Lidhur me kete fakt ai ka mbajtur shenim ne raportin e sherbimit ku ka shenuar numrin serial te armes. Me pas armen e ka dorezuar ne polici ne te cilen ka mbajtur dhe nje raport te dyte sherbimi. Mirepo nga krahasimi i ketyre dy raporteve ka rezultuar se numri serial i armes nuk rezultonte te ishte i njejte. I pyetur nga prokuroria se ne crrethana kishte ndodhur ndryshimi i numrit deshmitari ka pohuar se nuk kishte dijeni. Nderkohe i pyetur nese kishte deshmuar ndonjehere per kete ngjarje ne polici deshmitari ka thene para gjykates se nuk ishte mare asnjehere ne pyetje vec se ne gjykaten e Durresit ne vitin 2002. Megjithe venien ne dispozicion te preces-verbalit te deklarimeve deshmitari Bajram Muka eshte shprehur se ai skishte firmosur ne asnje deklarate per kete ngjarje. Nisur nga kjo situate akuza kerkoi ekspertik grafik te firmes dhe shkrimit te Bajram Mukes si dhe pyetjen e kolegut te tij Flamur Gjuzi i cili ka pyetur ne cilesine e deshmitarit policin Bajram Muka. Pas ketij te fundit ne gjykate ka deshmuar Asto Hanxhari pronar i nje hoteli ku jane strehuar dy shtetasit Kosovare qe ishin rekrutuar nga i pandehuri Indrit Dokle dhe Adriatik Coli per te ekzekutuar Lulzim Berishen. Hanxhari ka pohuar se kosovaret jane strehuar ne dhomen me nr 403 ku ata dhe ruheshin me efektiva policie. Prezencen e tyre ne hotel e ka konfirmuar edhe i penduari i ketij procesi i cili eshte shprehur se se bashku me Doklen kane shkuar ti takojne Kosovaret ne hotel. Procesi ne ngarkim te 16 te pandehurve te Bandes se Durresit po ben gati 2 vjet qe po gjykohet dhe ende nuk kane perfunduar deshmitaret e akuzes. Prokuroria pretendon se ka prova te forta per denimin e ketij grupi nderkohe qe mbrojtja shprehet se keto prova jane falcifikuar ne polici.

Shoku i Klod Saliut

Do benim karburant me Klodian Saliun

Shoku i ngushte i Klodian Saliut Qemal Beu ka deshmuar dje ne gjykate lidhur me njohjen e tij me Saliun dhe planet per te bere biznes me te. Sipas Beut ai ka takuar Saliun ne kohen kur ai ka dale nga burgu dhe se kane biseduar per hapjen e nje pike karburanti ku Beu do kryente investimin ndersa token e kishte viktima Klodian Saliu. Sipas tij karburanti dhe cisternat e naftes do te ngriheshin ne vendin ku aktualisht eshte lokali i familjes Saliu. Nje gje e tille nuk u krye pasi Klodi hoqi dore nga projekti-tha deshmitari. Beu u shpreh se njihte Doklen dhe Colin si shoke te Saliut te cileve pas vdekjes se Saliu u ka dhene 200-300 mije lek te vjetra.

Ish-oficeri i policise

Kam degjuar krisma po sdi asnje gje

Nje ish-oficer i policise ne periudhen e komunizmit ka deshmuar dje ne gjykate lidhur me episodin e plagosjes se Lulzim Berishes prane lokalit te tij ne qender te Durresit. Faik Kuci i tha gjykates se diten e ngjarjes ishte duke ecur ne rruge per te shkuar ne farmaci. Gjate ketij momenti kishte degjuar te shtena dhe kishte ndaluar ne rruge. Me pas ishte ndaluar nga policia e cila e kishte shoqeruar ne rajon ku dhe kishte dhene sqarime mbi ngjarjen. Kuci pohoi se nuk kishte firmosur asnje proces-verbal dhe se efektivat e policise nuk ja kishin lexuar. Deshmitari pranoi para gjykates se diten e ngjarjes skishte pare asnje person me arme qe te ecte me vrap.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›