E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimi i kasave ne Shqiperi me i liri

01/10/2010Afati 28 shkurt 2011. Perfitojne 44 mije leke per kasat dhe 30 mije leke per taksimetrat

Bode Kostoja e kasave sa taksimetrat qe shet Bashkia e Tiranes

Cmimi prej 450 euro per nje kase fiskale ne vendin tone eshte me i uleti krahasuar me cmimet e ketyre pajisjeve ne vendet fqinje. Ministri i Financave ka bere te ditur dje gjate interpelances ne Kuvend se tashme Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka perfunduar hetimin e urdheruar prej tij pak dite me pare. Sipas tij cmimi qe shoqerite e autorizuara shesin kasat fiskale eshte pothuajse i njejte me ate qe taksistet blejne taksimetrat nga firmat e autorizuara nga Bashkia e Tiranes. Bashkia e Tiranes ka licencuar dy kompani per te vendosur taksimetra. Ja detajet e nje kontrate te Bashkise se Tiranes ka emrin dhe faturat qe ka paguar ky biznes ne Bashkine e Tiranes. Transmetuesi vetem aparati 44200 leke. Mandati per instalim te taksimatesit 3350 leke. Zhdoganimi eshte bere me 13 000 leke. Na thoni zoteri perse nga 13 000 leke aparati shkon 48 000 leke Kjo eshte e verteta e tregut. Ne nuk kemi marre persiper dhe nuk do ta bejme kurre qe te kontrollojme cmimet ne treg. Por do te mbikeqyrim dhe do te ndeshkojme te gjitha kompanite qe shkelin ligjet dhe nuk zbatojne rregullat e funksionimit te tregut- ka deklaruar Bode. Sipas ministrit tipi i kases Nesso Alpha me masivi tregtohet pa TVSH 49 000 leke ose rreth 400 euro. Kjo aparature ne Itali ka cmim 778 euro ne Bullgari pa transmetim online kushton 492 euro ne Greqi 410 euro pa TVSH dhe pa transmetim online.

Tabela

1. Shqiperi 450 - 570 euro

2. Itali 778 - 3000 euro

3. Greqi 400 - 1200 euro

4. Kosove 400 - 1000 euro

5. Maqedoni 300 - 540 euro

6. Bullgari 490 - 2500 euro

Subvencioni

Kostoja e kases fiskale dhe taksimetrave do te rimbursohet nga buxheti i shtetit. Sipas ministrit Bode do te perfitojne 44 000 leke dhe 30 000 leke bizneset e vogla qe deri me 28 shkurt 2011 do te vendosin kasat ose lidhin kontratat. Ky vendim eshte marre ne konsulte me kompanite qe zbatojne vendosjen e kasave qe kane pranuar futjen e nje kase me cmim rreth 53 000 leke me TVSH ose 44 000 leke pa TVSH.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›