Berisha: Albanofobia nuk i shërben paqes

Ministrin e Jashtëm gjerman e priti edhe Kryeministri Sali Berisha, i cili e vlerësoi këtë vizitë, si një kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve e qeverive dhe në thellimin e zgjerimit e bashkëpunimit të deritanishëm të suksesshëm në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë të të dy popujve e kombeve miq, raporton TCH.
“Dëshiroj t'ju siguroj se Gjermania do të vijojë të jetë një mik i besueshëm dhe një mbështetës i fuqishëm i integrimit të Shqipërisë në BE. Gjermania gjithashtu është e shumë e interesuar për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe për të parë zgjerimin e investimeve të saj në Shqipëri”, u shpreh ministri Westerwelle.
Në takim u diskutua për një sërë fushash ku pritet të ketë bashkëpunim dypalësh, si në fushën e turizmit, sektorit të energjisë elektrike, të shkëmbimeve kulturore, apo edhe në fushën e arsimit e trajnimit profesional.
Berisha e njohu kryediplomatin gjerman me reformat e ndërmarra nga Qeveria. Duke u ndalur tek përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshëm të 23 qershorit, Kryeministri Berisha e njohu zotin Westerwelle me rezultatet reformës zgjedhore.
Duke diskutuar për situatën dhe zhvillimet e fundit në rajon, Berisha ritheksoi se Shqipëria do të vijojë, ashtu si deri më sot, me politikën e saj të moderuar e promovuese të miqësisë, bashkëpunimit e integrimit rajonal dhe atij evropian. “Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është dhe mbetet projekt madhor për vendet e rajonit, si e ardhmja më e mirë dhe më e sigurt e tyre.” theksoi kryeministri. “Ndërkohë, vijoi më tej ai, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të lihen pas ndjenjat dhe shfaqet e albanofobisë, të cilat, jo vetëm që nuk i shërbejnë paqes e bashkëpunimit në rajon, por as edhe projektit të integrimit të tij në BE.”
Guido Westerwelle eshte takuar me pas dhe me kreun e opozites Edi Rama. Pervec faktit qe takimi ka zgjatur pertej kohes protokollare dhe vete ministri gjerman e ka cilesuar ate teksa ka dale nga selia roze te shkelqyer, nuk ka ende nje njoftim zyrtar per cfare eshte bisedur me kreun e opozites./Indeksonline/