E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatmir Limaj, edhe dy muaj në burg

Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi e Naser Shala do të qëndrojnë edhe dy muaj të tjerë në burg. Vendimin për vazhdimin e paraburgimit e ka caktuar Gjyqtari i Eulex-it Malkom Simons.

Avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tomë Gashi ka thënë se vazhdimi i paraburgimit është bërë krejtësisht për arsye politike.

“Gjyqtari i Eulex-it Malkolm Simons gjykatës themelore në Prishtinë i ka vazhduar paraburgimin Fatmir Limajt edhe për dy muaj, deri më 24 prill. Unë si avokat i z.Limaj kam paraqit ankesë kundër këtij vendimi në gjykatën e apelit të Kosovës. Caktimi i paraburgimit që nga 24 nëntori 2012 dhe vazhdimi i paraburgimit nuk ka kurfarë mbështetje dhe arsye ligjore por janë krejtësisht arsyet politike që ndikojnë haptas në këtë çështje”, ka thënë Gashi për Indeksonline.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›