E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Ambasadorëve: Do mbrojmë Kushtetutën

Kryeministri Berisha ka thërrur sot në një takim ambasadorin e SHBA Aleksandër Arvizu, të delegacionit të BE-së, Ettore Sequi, Ambasadorin e Hungarisë e cila është presidenca e rradhës e BE, zotin Sandor Molnari dhe Ambasadorin e prezencës së OSBE,zotin Eugen Wollfarth ku i njohu ata me hollësi për të gjitha zhvillimet e fundit pas ngjarjeve të ndodhura.
 

Në njoftimin në faqen zyrtare të kryeministrisë bëhet me dije se Kryeministri Berisha i risiguroi ambasadorët për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e Kushtetutës, të shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike në vend.
 

Gjithashtu kryeministri Berisha zhvilloi takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, Nato-s por edhe vendeve të tjera ku u bëri me dije hollësisht zhvillimet më të fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›