E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Anëtarësimi në BE, në fokus të qeverisë së re

Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, do të jetë në fokusin e punës së qeverisë së re, ndërsa vlerësoi se "ky është një proces i bazuar në merita, realizimin e reformave dhe standardeve, të cilat qeveria është e vendosur t’i plotësojë".

Nga ana e tij , zoti Van der Linden nënvizoi suksesin e reformave të gjithanshme të ndërmarra nga qeveria nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, sukses i cili solli anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
     
Zoti Van der Linden shprehu gatishmërinë e tij për të nxitur investitorët holandezë për të investuar në Shqipëri, duke theksuar se Shqipëria ka ende shumë potenciale të pashfrytëzuara në ekonomi, turizëm, kulturë, arsim, bujqësi, etj., dhe që ngjallin interes të madh tek investitorët e huaj.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›