E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapen hetimet për veprimtarinë e CIA-s

Prokurori Xhon Durham është caktuar të hetojë nëse CIA apo punonjësit e punësuar prej saj kanë shkelur ligjet amerikane që ndalojnë përdorimin e torturës gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarve, pas sulmeve të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar edhe krijimin e një njësie të drejtuar nga FBI për kryerjen e hetimeve për raste të terrorizmit në të ardhmen.

Njoftimet e fundit pasojnë publikimin e një raporti për veprimtarinë e CIA-s, i cili doli në dritë pas presionit të ushtruar nga një grup për të drejtat civile dhe në të cilën bënë të ditur shumë tortura të kryera nga punonjësit e CIA-s.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›