Asnje piste zyrtare pe vrasjen e kambistit ne Shkoder
Per vrasjen me mine me telekomande te 60-vjecarit Mark Gjoni nuk ka ende nje piste zyrtare ngjarje e cila ndodhi diten e enjte ne ora 6 40 minuta ne lagjen Vasil Shanto ose ne vendin e quajtur Tek Dollari ku edhe punonte si kambist.
Nga ana e policise se Shkodres eshte ngritur nje grup i posacem hetimor per zbardhjen e ngjarjes.
Uniformat blu kane bere shoqerimin e rreth 20 personave per te cilet nuk eshte ngritur ndonje akuze rreth vrasjes se 60-vjecarit por qe dyshohet se mund te kene qene ne dijeni rreth ngjarjes.
Edhe pse nuk eshte deklaruar asnje piste zyrtare per vrasjen e Mark Gjonit mesohet se po punohet ne dy drejtime kryesore.
E para po hetohet nese viktima ka patur ndonje konflikt pronash ndersa e dyta dhe qe eshte me e rendesishme per grupin hetimor ka te beje me trafikimin e lendeve plasese.
Burime brenda policise se Shkodres tregojne per dyshime rreth viktimes si pike kontakti me trafikantet e Malit te Zi.
Te afermit dhe miqte e viktimes kane treguar ne polici se kambisti 60-vjecar ditet e fundit ka shfaqur shenja nervozizmi dhe depresioni duke deklaruar se nuk ndjehej mire nga shendeti.
Momentet para vdekjes viktima ka folur me hetueset qe mberriten me shpejtesi ne spital.