E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Aplikimi i Shqipërisë në BE, një rrugë e gjatë që qeveria e përmbushi

Kryeministri Sali Berisha deklaroi, gjatë një takimi sot në Tiranë, se "aplikimi i Shqipërisë për në Bashkimin Europian është një rrugë e gjatë dhe e mundimshme, por që ne do ta realizojmë". I pranishëm në punimet e takimit vjetor të përfaqësuesve rezidentë të PNUD-it, nga Rajoni i Evropës dhe Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, që u çel paradite në hotel "Sheraton" në Tiranë, Kryeministri Berisha bëri një ekspoze të zhvillimeve kryesore politike dhe ekonomike në Shqipëri gjatë katër viteve të qeverisjes së drejtuar prej tij. Ai nënvizoi se arritjet e shënuara janë rezultat i reformave të thella të ndërmarra në të gjitha fushat, dëshmi e së cilës është anëtarësimi së shpejti i Shqipërisë në NATO. "Ne do të vijojmë të operojmë në rrugën e reformave, si rruga e vetme e ecjes sonë përpara drejt Bashkimit Europian", tha kreu i Qeverisë. Ai nënvizoi bashkëpunimin e frytshëm të PNUD-it me qeverinë shqiptare në dy projekte të rëndësishme në fushën e arsimit, programin "Brain Gain" që synon të afrojë në tregun shqiptar të mendimit dhe punës vlerat intelektuale të munguara, përmes kthimit në atdhe të të rinjve që kanë studiuar në universitete jashtë vendit, si dhe projektin për shtrirjen e internetit në shkollat e mesme në vend.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›