Xhaferri,sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD
Ferdinand Xhaferri emërohet në postin e Sekretarit për Marredheniet me publikun në Partinë Demokratike, i cili mbahej bosh prej 3 vitesh, pas largimit të Spartak Ngjelës. Vendimi në mbledhjen e kryesisë PD.
TIRANE- Ferdinand Xhaferri u emërua dje Sekretar për Marredheniet me publikun në Partinë Demokratike. Në mbledhjen e kryesisë Xhaferrit iu besua detyra që më parë i përkiste Spartak Ngjelës.
3 vjet pas largimit të Ngjelës nga gjithë strukturat e PD-së dhe në prag të zgjedhjeve parlamentare kryesia e PD-së më në fund ka bërë zëvendësimin ndërsa gjatë gjithë kesaj kohe ky funksion nuk është ushtruar nga askush. Propozimin për emrin e Xhaferrit e ka bërë kreu i partisë Sali Berisha.
Ngjela që ushtronte më parë këtë post la partinë pas përplasjeve mes tij dhe liderit të saj, njëkohësisht kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.
(s.g/BalkanWeb)