E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Arsimi, prioritet në katër vitet e ardhshme

Qeveria, theksoi z.Berisha, i ka kushtuar dhe do t’i kushtojë rëndësi reformave në arsim dhe do të bëjë çdo përpjekje që të rinjtë të shkollohen në kushte sa më të mira. Kryeministri kujtoi se gjatë mandatit të parë qeverisës, në të gjithë vendin u ndërtuan dhe u rindërtuan mbi 1100 shkolla, ndërsa revolucioni i vërtetë i sipas tij ishte futja e internetit në të gjitha shkollat. Kreu i qeverisë renditi si arritje gjatë mandatit të parë qeverisë 2005-2009 edhe dyfishimin e rrogave të arsimtarëve si dhe mbi dyfishimin e studentëve në universitete.

“Detyra më të mëdha do të realizohen gjatë mandatit të dytë qeverisës”, premtoi Berisha, duke veçuar mësimin dixhital nëpër shkolla, shndërrimin e institucioneve arsimore në qendra të përhapjes së informacionit në komunitet dhe rritjen me 10 për qind të numrit të nxënësve në shkollat e mesme profesionale. Duke u ndalur në këtë pikë, ai tha se edhe shkolla që përurohet sot ka një potencial të plotë për dyfishimin e  shpejtë të degëve të saj.

“Shkollat profesionale duhet të jenë të hapura për kualifikimin dhe rikualifikimin e punonjësve. Ato duhet të vihen në shërbim të plotë të tregut të punës”, tha Kryeministri, i.cili duke nënvizuar fuqinë e arsimit vuri në dukje se deri në vitin 2013 Shqipëria do të ketë 150 mijë studentë nëpër universitete, duke tejkaluar standardet evriopiane në këtë fushë.

Ai i siguroi afaristët dhe bizensmenët se investimet e tyre në arsim do të mbështeten fuqimisht nga qeveria. Shkolla e mesme profesionale “26 Marsi" në Kavajë ka 173 nxënës dhe një personel prej 18 mësuesish specialistë të fushave të ndryshme. Aktualisht, aty janë hapur degët mekanik automobilash, instalues pajisjesh hidrosanitare dhe arte figurative.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›