E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel humb debatin televiziv

Shtainmejer u paraqit i qetë dhe i sigurtë në vetvete, ndërsa kritikonte Merkelin lidhur me çështjen e taksave dhe politikën bërthamore, në një debat televiziv të modelit amerikan. Sipas sondazheve partia e tij renditet pas konservatorëve të Merkelit, vetëm dy javë para zgjedhjeve të përgjithshme.     

Ndërkohë, Merkel u paraqit nervoze në fillim dhe pati disa shkëmbime të ashpra opinionesh me moderatorët e emisionit, të cilët e nxisnin atë për të qenë më shumë konfrontuese, duke i kujtuar se debati ishte nisur për të qenë një "duel" dhe jo "duet".
     
Merkel kërkon t'i japë fund koalicionit të saj të madh me partinë SPD dhe, pas zgjedhjeve të 27 shtatorit, të formojë një qeveri me partinë "Demokratët e Lirë" (FDP), një lëvizje që rrezikohet nëse Shtainmejer do të marrë shumë vota.

Debati televiziv u ndoq nga 14.2 milionë teleshikues, shumë më pak se 21 milionë të tillë në vitin 2005, kur Merkel debatoi me kancelarin e atëhershëm, Gerhard Shrëder. Gjatë katër viteve të fundit, Shtainmejer ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›