E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Asnje abuzim me pushtetin ne fushate

Fushata elektorale e mazhorancës qeverisëse do të bëhet vetëm me fondet që KQZ ka dhënë për fushatë dhe asnjë qindarke e fondeve publike nuk do të përdoret për të. Kreu i qeverisë Sali Berisha bërë të ditur sot në mbledhjen e qeverisë e cila është fundit deri në datën e zgjedhjeve, se askush nuk do të mund ët përdore makinat e shtetit për fushatë, nëse duan munda ta marrin me qera atë, siç ka bërë vetë Ai.
Për mazhorancës, fushata elektorale e zgjedhjeve të 8 Majit, do të jetë një fushatë në dietë. Kështu u shpreh kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, e cila është edhe e fundit para zgjedhjeve të 8 Majit.

Sipas tij, në fushatë zyrtarët do të marrin pjesë me fondet e partisë, aq sa ai është, duke e ekonomizuar në maksimum.
“Fushata për zgjedhjet e 8 Majit, në të cilat i pari do të jetë qytetari, do të jetë në dietë, pasi ky është edhe interesi i qytetarit”, theksoi kreu i qeverisë.

Duke shtuar më tej, se ky vendim paraprihet nga një tjetër, i një rëndësie të jashtëzakonshme, si ai i reduktimit të makinave të zyrtarëve të lartë. “Pjesëmarrja në fushatë, vetëm me fondet e përcaktuara për partitë. Unë personalisht i kërkova partisë që të marr me qera veturën time, dhe kjo do ndodhë me secilin prej jush”, iu drejtua ai ministrave. Përveç të tjerash, ai tha se mazhoranca shkon në zgjedhje me një kuadër ligjor të përmirësuar.

“Ne kemi miratuar ligjin e financimit të partive dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ne po nxjerrim këtë urdhër si një moment ndarje nga një praktikë e shkuar. Ai që kishte shumicën, ai kishte dhe shumicën e mjeteve, Por tani del ndryshe, SHPK ka shumicën e mjeteve, por ne do të ndjekim atë që thamë, fushatë në dietë”, tha më tej Berisha .

Punonjësit e administratës publike duhet të respektojnë oraret zyrtare gjatë fushatës elektorale. Kjo ka qenë porosia tjetër që ka lënë kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë. “Nuk mund të ndërpresim reformat e qeverisë për një muaj, do të ishte shumë e kushtueshme, ndaj bëj thirrje që ato të vazhdojnë më tej”, tha ai.

Sipas tij, vajtja tek qytetari në mënyrë sa më të thjeshtë dhe me propozime konkrete për problemet e tyre, vlen më shumë se kapardisja.
Kjo përbën sipas tij, edhe një nga elementët e veçantë të kësaj fushate elektorale për mazhorancës.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›