BB Shqiperia eshte nje histori suksesi duhet ta dine te gjithe
Zv/kryeministri Edmond Haxhinasto priti sot në një takim të veçantë Drejtoren e Bankës Botërore në Shqipëri, Kseniya Lvovsky.
Gjatë takimit, ai vlerësoi kontributin e dhënë nga BB nëpërmjet projekteve në fusha të ndryshme në vendin tonë, të cilat kanë qenë në përputhje me objektivat madhorë të qeverisë shqiptare: integrimin e shpejtë të vendit në BE si dhe zhvillimin ekonomik e social të qëndrueshëm të vendit.
Haxhinasto, ndërmjet të tjerave, vlerësoi bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore në hartimin dhe zbatimin e projekteve të ndryshme, që Banka Botërore po zbaton në Shqipëri.
Gjithashtu, ai vuri në dukje se Banka Botërore mund të luajë një rol të madh në zhvillimin e ekonomik dhe social të të gjithë rajonit, duke zbatuar projekte rajonale, sidomos në fushën e infrastrukturës së përbashkët, të transportit dhe atë të energjisë, sektorë që përbëjnë prioritete për të gjitha vendet e rajonit tonë.
Nga ana e saj, Kseniya Lvovsky shprehu konsideratat e saj për arritjet e vendit tonë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social gjatë viteve të fundit, duke u angazhuar për forcimin e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare, në drejtim të rritjes së efiçencës dhe cilësisë së projekteve të Bankës Botërore në Shqipëri.
Ajo u shpreh se Shqipëria është një histori suksesi dhe se kjo duhet bërë e ditur për të gjithë.