Berisha: Ata që s’erdhën në Lezhë, shkaktuan tymnajë

Sipas Berishës, të gjithë ata që nuk erdhën krijuan tymuan për ceremoninë, duke nënkuptuar këtu Presidentin e Republikës, Bamir Topi.
"Është krijuar një tymnajë për mënyrën e organizimit të ceremonisë në Lezhë. Aty pati pjesëmarrje nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë. Të gjitha ata që thanë se s’morën ftesë vetëm sa shkaktojnë zhurmë", tha Berisha. Ai akuzoi sërish opozitën se synon bllokimin dhe dështimin e procesit të marrjes së statusit për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, ndërsa siguroi qytetarët se kjo mazhorancë po bën gjithçka dhe se marrja e statusit do të jetë proces i merituar.
Kreu i qeverisë deklaroi se procesi i integrimit nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë ndryshe, veçse një proces i mbështetur nga forcat kryesore politike, ku secila forcë politike të ndjejë se ka kontributet dhe aksionet e tij. Berisha bëri të ditur se kreu i grupit parlamentar të PS-së pas dy muaj pune serioze në Komision e Ligjeve për miratimin e Kodit Penal, merr vendimin të mos votohej paketa dhe për të mbuluar dhe justifikuar këtë vendim paraprak sollën amendamente absurde.
Ai informoi se në takimet me zyrtarë të lartë në Bruksel në kuadër të Samitit të Vendeve të Partive Popullore Evropiane, ku ishte i pranishëm edhe z. Berisha, iu kërkua një opinion mbi qëndrimin e opozitës në procesin e integrimit evropian të vendit.
"Me rezervë unë pranova se kjo është një politik që synon kryekëput bllokimin dhe dështimin. Rama sheh si rrugë të vetme ardhjen në pushtet, dështimet dhe bllokimet. Vazhdon të besojë se një zinxhir dështimesh të çdo lloj penalizon qeverinë. Ky zotëri ka platformë të veten trillimin dhe bllokimin. Bllokimi i Kodit u bë në ditën që bëhej vlerësimi për Ballkanin Perëndimor, për të krijuar idenë se situata në Tiranë ishte e bllokuar dhe të mos thuhej një fjalë e mirë", deklaroi Berisha.
Ai i bëri thirrje sërish opozitës të heqë dorë nga koncepti i bllokimit dhe nga ideja se ai e ndihmon. "Vetëm e dëmton thellë dhe e largon progresivisht nga çdo shans. Bashkimi Evropian e ka të qartë se procesi është gjithë përfshirës" tha Berisha. Ai iu bëri thirrje deputetëve të mazhorancës në komisione për të shpejtuar procesin e punës. /S.Ll/Start/
2012-03-05 14:36